Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » Ushqimi i shëndetshëm duhet të jetë në raftet e para të frigoriferit
12:03 PM
Ushqimi i shëndetshëm duhet të jetë në raftet e para të frigoriferit
Ushqimi të cilin e shikojmë kur e hapim frigoriferin dhe i cili është më pranë, është ushqimi i parë të cilin do ta hamë. Prandaj, në raftet e para vendosini pemët dhe perimet e shëndetshme, ndërsa ushqimet kalorike dhe ato jo të shëndetshme vendosni në raftet më të thella.
 Tri herë janë gjasat më të mëdha që njerëzit ta konsumojnë ushqimin e parë që e shohin në frigorifer- ka treguar një studim i realizuar në Universitetin Cornell në New York."Vendi ku është i vendosur ushqimi ka ndikim të madh te njeriu, sepse njerëzit janë të prirë që të zgjedhin ushqimin e parë që e shikojnë”."Nëse e vendosni ushqimin e shëndetshëm para atij të pashëndetshëm, gjasat janë të mëdha që ta merrni atë i cili është i shëndetshëm”, ka thënë njëri nga autorët e studimit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus