Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Tumori i gjirit, zbulohet fruti që mund ta parandalojë
0:32 AM
Tumori i gjirit, zbulohet fruti që mund ta parandalojë
Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek jo pak femra. Por duket se parandalimi i kësaj sëmundjeje është i mundur. Sipas studimeve të fundit, kjo gjë arrihet nëpërmjet një diete të ekuilibruar, ku fruti më i veçantë cilësohet shega. Në sajë të një hulumtim shkencor të kohëve të fundit, është vërtetuar se frut i shegës ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit.
Sipas shkencëtarëve substancat që përmbanë shega kanë ndikojnë në qelizat tumorale që do të thotë, se shega jo vetëm e zëvogëlon formimin e tumoreve, por edhe ngadalëson atë. Por duhet të kuptohemi, studimi flet për ndikim që fruti mund të ketë në fazat e para të tumori. Mjekët thonë se gjithmonë kapja në kohë e sëmundjes është dhe çelësi për trajtimin e saj. Të gjitha femrat pas moshës 20 vjeçe duhet të bëjnë kontrolle në lidhje me tumorin.Të paktën, nga mosha 20 deri në 40 vjeç femrat duhet të kryejnë një kontrroll tek mjeku, një herë në 2-3 vjet. Nësë këtë sëmundje e ka pasur një familjarë juaj, atëherë ju duhet të kryeni një kontrroll një herë në vit. Pas moshës 55 vjeçare, mamografia mund të kryhet çdo dy vjet në vend të një herë në vit. Mosha më e rrezikuar për tu zhvilluar kanceri i gjirit është 40 deri 55 vjeç, kohë kjo kur tek femrat ndodh dhe menopauza, pra ndalimi i ciklit menstrual.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus