Kryesore » 2012 » Prill » 21 » Të shikosh pornografi të bën të verbër
8:44 AM
Të shikosh pornografi të bën të verbër
Dukej një legjende shkolle, por hipoteza që gjatë masturbimit shikimi reduktohet është diçka mëse reale. Një fakt të tillë e mbështet një studim shkencor i Groningen Medical Centre në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, raporton noa.al.Studimi demonstron se si imazhet pornografike mund të shkaktojnë një ndërprerje të atyre proceseve cerebrale që i japin stimuj shikimit.Veçanërisht diçka e tillë ndodh tek femrat.Skuadra e hulumtuesve ka marrë në studim korteksin pamor të 12 femrave të shëndetshme në para-menopauzë dhe u analizuan teksa shikonin dy filma pornografikë të ndryshëm.Rezultatet kanë provuar se filmi më erotik çonte më pak gjak në korteksin e shikimit.Ky studim është publikuar në LiveScience dhe rrëfen se si truri, gjatë një vëzhgimi të një filmi të tillë, çon më shumë energji në kënaqësinë seksuale se sa në atë të shikimit duke shkaktuar dobësim serioz të shikimit të njeriut. (NOA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus