Të mirat që sjell agjërimi sipas shkencës - 6 August 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Të mirat që sjell agjërimi sipas shkencës
5:35 PM
Të mirat që sjell agjërimi sipas shkencës
hkencëtarët janë duke grumbulluar fakte që tregojnë se periudha të shkurtra agjërimi, nëse mbahen nën një kontroll mjekësor, mund të sjellin përfitime për shëndetin tonë. Një prej tyre është edhe ndihma që mund t’i japim peronave mbi peshë, për t’u çliruar nga kilogramët e tepërt.Por zakonisht, në legjendën urbane, agjërimi ka një konotacion jo pozitiv, shihet si diçka e pakëndshme, që nuk sjell përfitime afatgjata.Megjithatë, bëhet fjalë për një legjendë, sepse shkencëtarët, që merren ndikimin e ushqimit në shëndetin tonë, kanë nisur të grumbullojnë fakte që të provojnë të kundërtën e kësaj përshtypjeje.
Këta shkencëtarë janë të rrymës që mbështesin faktin se të hash pak, do të thotë të ndikosh për mirë në jetëgjatësinë tënde. Dhe është e mundur që të merret një përfitim i tillë pa dhembje.

Në lidhje me plakjen, zakonisht gjithçka që ka të bëjë me të, për sa i përket trupit dhe mendjes, kryesisht shkruhet në gjenet tona, por nga ana tjetër, edhe ne vetë mund të përmirësojmë situatat gjenetike përmes mënyrës së duhur jo vetëm të të lëvizurit, pra, stërvitjeve fizike, por edhe të të ngrënit. Reduktimi i kalorive, ngrënia mirë, por jo shumë, është një nga pak gjërat që tregojnë se si ushqimi ndikon në jetëgjatësinë tonë. Deri tani një gjë e tillë është verifikuar tek kafshët. Kështu që nga viti 1930 dimë se minjtë, që vendosen në një dietë me pak kalori, jetojnë më gjatë se ata që hanë me shumicë dhe që marrin një sasi të madhe kalorish. Ka fakte gjithnjë e më të shumta se një gjë e tillë është e vërtetë edhe tek majmunët.

Rekordin botëror të zgjatjes së jetës tek një gjitar e mban një lloj i ri miu, që jeton 40% më shumë nga sa e ka në racë. Nëse do ta krahasonim me jetën e njeriut, bëhet fjalë për një jetëgjatësi deri në 120 vjet. Ky mi është përpunuar gjenetikisht në mënyrë që trupi i tij të prodhojë një sasi shumë të vogël të hormonit të rritjes, me emrin IGF-1. Niveli i lartë i këtij hormoni duket se çon në përshpejtimin e procesit të plakjes, si tek njerëzit, ashtu edhe tek kafshët dhe është i lidhur me shfaqjen e shumë sëmundjeve që e kapin njeriun, për shembull, në moshë të madhe. Ndërkohë niveli i ulët i këtij hormoni është më mbrojtës dhe ngadalëson plakjen e trupit. Një mutacion i tillë gjenetik, jo artificial, por natyral gjendet tek njerëzit që kanë sindromën "Laron”, një kondicion i rrallë, që prek në të gjithë botën rreth 300 vetë. Niveli shumë i ulët i hormonit të rritjes, që vihet re tek këta persona, duket se i mbron ata nga shumë sëmundje të rënda, jo vetëm nga tumoret, por edhe nga sëmundje që lidhen me moshën. Ky hormon, që i ngjan insulinës, është një nga autorët që e mban trupin tonë në gjendje të riprodhimit të qelizave. Prej tij riprodhohen qelizat. Ky hormon është shumë i mirë, ndërsa jemi në fazën e rritjes, por nuk është i tillë me kalimin e viteve. Por tani del se niveli i këtij hormoni mund të zvogëlohet pikërisht përmes agjërimit. Duket se për këtë arsye, trupat tanë nuk kanë më akses tek ushqimi i përditshëm dhe "shkëputen” nga "rritja”, ose "riprodhimi i shpeshtë i qelizave” dhe shkojnë në një gjendje më shumë "ruajtjeje” se sa aktiviteti. Ndërsa nivelet e këtij hormoni bien, ngadalësohet edhe procesi i "rritjes” dhe disa gjene "pushojnë përkohësisht” së funksionari.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus