Kryesore » 2011 » Shtator » 9 » Studimi: Arrat kontrollojnë glukozën dhe yndyrën në gjak
11:50 PM
Studimi: Arrat kontrollojnë glukozën dhe yndyrën në gjak
Përdorimi i arrave në jetën e përditshme ndihmon në kontrollin e diabetit të tipit 2 dhe parandalimin e komplikimeve të mundshme përcjellëse.
Kështu bënë të ditur një hulumtim i ri nga spitali Shën Majkëll dhe Universitetit në Toronto. Doktor Dejvid Xhenkins rekomandon që të konsumohen 30 gramë arra në ditë si ushqim i shëndetshëm për kontrollin e glukozës dhe yndyrës në gjak. Studimi tregon, po ashtu se arrat, lajthitë, arra indiane, kikiriku dhe bajamet janë shumë të shëndetshme. 
Ky studim mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës së personave të prekur nga diabeti. Natyrisht, këtu janë edhe metodat tjera për shërimin e diabetit siç janë makro-biotikët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus