Kryesore » 2012 » Mars » 5 » Studim i ri: Vitamina E dobëson kockat
3:47 PM
Studim i ri: Vitamina E dobëson kockat
Vitamina që njihet si luftuesja e moshës, vitamina E, sipas një studimi të ri ndikon në dobësimin e kockës. Kafshët e ushqyera me një sasi ushqimi të pasur me vitaminë E i kanë kockat 20 për qind më të dobëta se ato që hanë normalisht, tregon studimi. Shqetësues është fakti se efekti ka rezultuar që në tetë javët e para të ushqimit. Vitamina, e cila ndodhet te drithërat, lajthitë, vaji i ullirit dhe e kuqja e vezës, njihet si më e mira për luftën kundër moshës brenda organizmit. Ajo thuhet se ndihmon në forcimin e zemrës dhe pastrimin e lëkurës. Efekti i saj anësor ishte i pazbuluar deri më sot. Studimi u publikua në gazetën "Nature Medicine”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus