Kryesore » 2011 » Shtator » 16 » Speci ruan shëndetin dhe zgjon pasionin
3:20 PM
Speci ruan shëndetin dhe zgjon pasionin
Speci i kuq, i verdhë, i shkurtër me mish ose speci i vogël djegës janë pjesë përbërëse e çdo kuzhine. Specat janë përbërës të domosdoshëm edhe të menysë vegjetariane, por edhe shumë ushqimeve me mish. 
Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm më i miri është i freskët. Speci i pagatuar, si dhe ai i përgatitur në gjella, ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve. Përbërësit e tij në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziakë të fuqishëm. Ndërsa sa i përket listës së sëmundjeve, tek të cilat vepron në mënyrë efikase, ajo është shumë e gjatë. Speci ndihmon në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve. Në speca, pavarësisht llojit dhe madhësisë, gjenden edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B, ku theksohen B1 dhe B2. Përmban edhe vitaminë E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndërsa nga mineralet më së shumti ka kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit që e përmban është përafërsisht rreth 89 për qind ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranisë së alkaloidit kapsaicin. 
Speci ka efekt të dobishëm dhe në qarkullimin kapilar sipërfaqësor, por kjo duke iu falënderuar një përbërësi tjetër të rëndësishëm – citrinës. Citrina ndikon në elasticitetin dhe depërtueshmërinë e kapilarëve, çka është e rëndësishme në shërimin e arterosklerozës. Speci është ushqim që nxit apetitin, sepse ushqimet e përgatitura me të kanë aromë të veçantë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus