Simptomat e kancerit që duhet ti njohim dhe identifikojmë me kohë - 1 April 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Prill » 1 » Simptomat e kancerit që duhet ti njohim dhe identifikojmë me kohë
5:25 PM
Simptomat e kancerit që duhet ti njohim dhe identifikojmë me kohë
Kur ia kanë komunikuar diagnozën, shumë nga të sëmurit kanë menduar për simptomat të cilat i kanë vërejtur muaj të tërë, ndoshta edhe me vite të tëra duke i injoruar, ose ua kanë përmendur vetëm familjarëve ose miqve të afërm, të cilët nuk kanë pas njohuri nga mjekësia. Cilat simptome kurrë nuk duhet injoruar?
Prindërve nuk u vjen vështirë dhe rëndë që të sjellin fëmijët e tyre për kontroll mjekësor, nëse vetëm pak i ngacmon ndonjë kollitje e lehtë. Nuk u mjafton një telefonatë, përderisa nuk i nënshtrohen kontrollit mjekësor në ordinancë për fëmijët. Mirëpo, kur bëhet fjalë për vetë prindërit, atëherë shkuarja për vizitë te mjeku prolongohet deri në atë gjendje kur ata vërejnë gjakderdhje, mirëpo edhe atëherë për disa nuk është sinjal se diçka serioze po ndodhë me ta. Një studim britanik ka treguar se gjysma e pacientëve mendojnë se problemet do të kalojnë vetvetiu dhe kjo është shkak edhe pse vërejnë disa simptome, nuk vizitojnë mjekun. Vetëm një numër i vogël i pacientëve, rreth 13%, mendojnë se puna është serioze, se ka të bëjë me sëmundje serioze. Kanceri është rritja e pakontrolluar e qelizave anormale në trupin e njeriut, ndërsa të urtit nuk do ti injorojnë këto simptome: 


1. Humbja në peshë
Nëse nuk jeni në dietë, ndërsa brenda një muaji humbni më shumë se katër ose pesë kilogram, duhet të shqetësoheni. Humbja e pasqaruar e peshës është sinjal serioz se diçka serioze po ndodhë me ty. Përderisa mjeku nuk konstaton se diçka nuk është në rregull me gjandrrën tiroide, diabetin ose kancerin, nuk duhet rehatuar shpejtë.



2. Fryerja
Kjo mbase nuk paraqitet përditë, sidomos nëse shoqërohet me sëmundje të barkut, ose ose legenit, si dhe nevoja e shpeshtuar e urinimit. Kjo megjithatë është sinjal i kancerit të vezorëve.



3. Ndryshimet në gjoks
Skuqja, forcimi, tërheqja e thithave (pos nëse nuk u jep gji fëmijës), ose çfarëdo ndryshimi tjetër në teksturën e lëkurës mund të jenë tregues të llojit të rrallë por serioz të kancerit të gjirit (gjandrrës mamare). Dhe keni shumë kujdes në gungat e paraqitura.



4. Gjakderdhje ndërmjet dy cikleve menstruale
Kjo nuk është normale (pos nëse kjo është në vazhdimësi ashtu, por këtë duhet ta thotë mjeku specialist), dhe nuk është normale gjakderdhja pas menopauzës. Kjo mund të jetë sinjal dhe tregues për kancer endometrial, kancer në zorrën e trashë, probleme me rektumin ose shqetësime tjera gjinekologjike.



5. Lodhja
Lodhja e përhershme është sinjal që trupi u thotë se diçka nuk është në rregull. Në trupin tuaj zhvillohet një betejë. Kjo mund të jete fizike dhe mentale, por nëse kjo lodhje zgjatë më shumë se tre javë gjatë ditës dhe natën fleni së paku shtatë orë, patjetër vizitoni mjekun.



6. Njollat e bardha në buzë
Njollat e bardha në mukozën orale sinjalizojnë për lezion parakanceral dhe tani ekziston rreziku i madh për transformim malinj. Fjala është për një njollë të bardhë të fortë në mukozën orale, e cila mund të kruhet-gërryhet. Në rastet më të shumta ajo nuk shkakton kurrfarë simptomash. Duhet ditur se duhanpirësit kanë katër deri gjashtë herë më shumë rrezik të sëmuren nga leukoplakia, dhe nuk është habi që ata përbëjnë 75-97% të sëmuarve nga kjo sëmundje. Për fat të mirë rreth 60% të sëmuarve nga leukoplakia, shërohen pasi ndërprenë pirjen e duhanit.

Shenja e parë e karcinomit të zgavrës së gojës është paraqitja e e një ose më shumë nyjeve të padhimshme në qafë.



7. Gjaku
Nëse vëreni gjak aty ku nuk do të duhet të ketë, ruajeni mustrën pështymës, urinës ose fecës, dhe tregojani mjekut.



8. Dhimbje
Kjo tingëllon e papërcaktuar sepse dhimbja mund të paraqitet dhe të jetë tregues për shumë çështje. Ndonjëherë është tregues i kancerit të avansuar, ndërsa ndonjëherë për disa gjendje neurologjike. Nganjëherë paraqitet edhe nga lodhja ose depresioni. Megjithate duhet besuar dhe patur kujdes.



9. Tretja jo e mirë dhe urthi
Kjo është "flamur i kuq” për kancer të fytit, ezofagut ose lukthit. 



10. Probleme me përbirjen
Ndoshta ju duket si problem i vogël për të cilin keni ndryshuar paksa mënyrën e të ushqyerit, e tani hani ushqim më të butë dhe pini më shumë lëngje. Patjetër vizitoni mjekun.



11. Dhimbje në lukth 
Dhimbja e ashtuquajtur e shurdhër, për shkak të së cilës ndjeni edhe depresion, tregon se është shenjë alarmi. Ndoshta është fjala për kancer të gjandrrës tiroide.



12. Ndryshimet në nyjet limfatike
Nëse fryhen-ënjen nyjet limfatike, dhe gjatë disa javëve edhe zmadhohen, vizitoni mjekun i cili ndoshta do të kërkojë të bëhet biopsia.



13. Rritja e temperaturës së trupit
Do tu befasojë, por simptomet e shumë tumoreve janë rritja e temperaturës së trupit. Kjo rritje e temperaturës tek të rriturit është dukuri e rrallë prandaj është sinjal për ndonjë infekcion. Ajo mund të jetë tregues se kanceri është përhapur ose jeni sëmurë nga leukemia. Nëse kjo gjendje vazhdon më gjatë, vizitoni mjekun.



14. Ndryshimet pigmentale në lëkur
Nuk duhet patur kujdes vetëm në nishanet, njollat në lëkurë. Edhe ndryshimi më i vogël i ngjyrës së lëkurës mund të jetë shenja e parë e kancerit të lëkurës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus