Kryesore » 2013 » Shkurt » 14 » Si ta parandalojmë infarktin
4:52 PM
Si ta parandalojmë infarktin
Stresi, dietat, diabeti, pesha janë ndër faktorët kryesore, qe shkaktojnë infarktin dhe parainfarktin
Por si mund te përballemi me këtë sëmundje dhe cilat janë këshillat me te domosdoshme qe duhet te ndiqen nga pacientet e prekur. Parainfarkti dhe infarkti janë, si të thuash, dy stade te se njëjtës sëmundje. Te dyja këto shkaktohen nga bllokimi i arteries qe furnizon pjesën e muskulit, e cila preket nga infarkti dhe parainfarkti. Kjo e fundit është "vuajtje” e muskulit te zemrës, ajo qe ne gjuhen mjekësore quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasinë e duhur te gjakut dhe te oksigjenit. Por në qoftë se kjo vuajtje ndërpritet per nje periudhe kohe nga 30 minuta deri ne 2 ore, ku i sëmuri drejtohet ne nje qendër kujdesi koronar, atëherë ky muskul shpëton dhe kthehet përsëri ne gjendje normale. Ky është parainfarkti ose ishemia e miokardit. Kurse ne rastet kur nuk jepet ndihma mjekësore brenda këtij intervali kohor, atëherë kjo ishemi ose parainfarkt do te kaloje drejt infarktit. Shkencërisht infarkti eshte vdekja e qelizave te muskulit te zemres, nekroza, e cila ndodh ne ate pjese, qe privohet nga bllokimi i arteries përgjegjëse, qe furnizon me gjak dhe me oksigjen.

Shenja paralajmëruese

Kjo nuk është një sëmundje qe zhvillohet shpejt, është një sëmundje qe fillon prej kohesh, prej vitesh dhe në një moment te caktuar shfaqet. Fillimisht shenjat e para janë dhimbje gjate ecjes, dhimbje te cilat vijnë duke u shtuar. Këto shenja e lajmërojnë personin për të kryer kontrolle dhe t’i paraprije sëmundjes. Por ka edhe raste te tilla qe shenja e pare e sëmundjes te jete direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga nje aritmi fatale qe mund te pësojë personi ne kohen kur fillon infarkti.

Ajo qe do te thoja është se jo te gjitha dhimbjet e gjoksit janë dhimbje te zemrës. Përgjithësisht, dhimbjet e zemrës lokalizohen ne pjesën e mesme te kraharorit, mund te hipin ne pjesën e fytit, nofullën e poshtme, shpërndahen ne shpatulla. Po kështu mund te përhapen ne krahun e majte apo edhe te djathte, nuk është aspak e thënë, deri ne dy gishtërinjtë e fundit te dorës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus