Shtatë ushqimet që do ta pastroni mëlçinë - 24 June 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Shtatë ushqimet që do ta pastroni mëlçinë
11:58 AM
Shtatë ushqimet që do ta pastroni mëlçinë
Mënyra primare përmes të cilës trupi juaj do të nxjerrë toksinet është përmes mëlçisë, e cila pastron trupin tuaj me filtrimin në kontinuitet-vazhdimisht, të helmeve në gjak, të cilat depërtojnë përmes traktit digjestiv, lëkurës, dhe sistemit të frymëmarrjes. Mirëpo, në momentet kur mëlçia juaj është e stërngarkuar-mbingarkuar për shkak të stresit ose ekspozimit të tepruar të toksineve, i tërë sistemi mund të dalë nga ekuilibri ndërsa shëndeti juaj të rrezikohet.Duke pas parasysh se mëlçia është përgjegjëse për prodhimin e biliareve, edhe një formë e detoksikimit, që është nevojë metabolike e për shkatërrimin dhe asimilimin e yndyrërave dhe proteinave nga ushqimi, është tepër e rëndësishme që mëlçia juaj të mbetet në mënyrën dhe gjendjen e duhur. Nëse mëlçia juaj nuk funksionon si duhet trupi juaj nuk do të jetë në gjendje të pastrohet dhe të absorbojë substancat ushqyese.

'Mijëra sistemi të enzimave që janë përgjegjës për gati të gjitha aktivitetet e trupit, janë të ndërtuara në mëlçi”-ka shkruar dr. Karl Maret, MD, në punimin e saj mbi rëndësinë e punës së mirë të mëlçisë. "Funksionimi i drejtë i syve, zemrës, nyjeve, mollëzave, veshkave, varet nga aktivitetet e mira të mëlçisë. Nëse mëlçia është dobësuar dhe nuk mundet të ndërtojë vetem një nga mijëra sisteme të enzimeve që i kërkon trupi, do të vije deri te zvogëlimi i tërësishëm i funksionimit të trupit dhe për pasojë do të rritet mundësia e streseve”.

Këtu janë paraqitur shtatë gjëra ushqimore të rëndësishme të cilat duhet përdorur në ushqim, për të qenë mëlçia juaj e shëndoshë.

Hudhra, grejpi, çaji jeshil (i gjelbërt), perime jeshile:

1. Hudhra përmban shumë përbërës-komponente të sulfurit që aktivizojnë enizmet e mëlçisë, për shpëlarjen e toksineve nga trupi. Ky artikull ushqimor, "farefis i qepës bulbore”-pra hudhra, përmban alicin dhe selen, dy përbërës të rëndësishëm të dëshmuar që mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet toksike dhe ndihmojnë në procesin e detoksikimit.

2. Grejp është i pasur me vitamin C natyror dhe me antioksidante. Posikur edhe hudhra, grejpi përmban substance dhe përbërës që rrisin prodhimin e enzimeve të mëlçisë për detoksikim. Pos kësaj, grejpi përmban edhe flavonoid, bashkëdyzim të njohur si naringenin që ndihmon në shkrirjen e yndyrërave.

3. Çaji jeshil ( i gjelbërt) përmban në vete katehin, e fjala është për një lloj antioksidanti bimor që është treguar gjatë hulumtimeve se mënjanon yndyrëtat e koncentruara dhe nxitë funksionet përkatëse të mëlçisë. Kjo pije e fuqishme bimore po ashtu mbron mëlçinë nga toksinet, të cilët përndryshe mund të shkaktojnë dëme serioze.

4. Perimet jeshile me gjethe: kungulli i idhët, rucola, spinaqi, po ashtu përmbajnë shumë bashkëdyzime-komponente që neutralizojnë metalet e rënda, që kanë ndikim në mëlçi. Këto perime mund të eliminojnë pesticidet dhe herbicidet nga trupi dhe të nxisin krijimin dhe qarkullimin dhe fluksin e biliareve.

Avokado, arrat dhe kurkumi

5. Avokado është e pasur me substance për prodhimin e glutationit. Avokado prodhon bashkëdyzime për mëlçinë, ashtu që e mbron nga mbingarkesat toksike dhe nxitë përforcimin e forcës pastruese. Disa hulumtime shkencore kanë treguar se konsumimi i avocados një ose dy herë në javë, për 30 ditët e ardhshme përmirësojnë dëmtimet në mëlçi.

6. Arrat që përmbajnë nivele të larta të L-argininome, aminoacide, glutation, dhe omega-3 acide yndyrash po ashtu ndihmon gjatë pastrimit të mëlçisë nga sëmundjet që shkaktohen nga amoniaku. Arrat pos kësaj ndikojnë edhe në depërtimin dhe qarkullimin e oksigjenit në gjak.

7. Kurkumi- shafran i Indisë: është një nga artikujt më të fuqishëm për mirëmbajtjen dhe shëndetin e mëlçisë. Është dëshmuar se në mënyrë aktive mbron mëlçinë nga dëmtimet toksike, por edhe ndikon në regjenerimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë. Kurkumi nxitë prodhimin e biliareve, përmirëson funksionin e fshikëzës biliare dhe organeve të tjera për pastrim. (INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus