Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Shkencëtarët krijojnë për herë të parë enë artificiale gjaku
10:42 PM
Shkencëtarët krijojnë për herë të parë enë artificiale gjaku
Shkencëtarët në Gjermani kanë krijuar për herë të parë enë artificiale gjaku, përmes përdorimit të printimit me teknologjinë 3 dimensionale. Ata thonë se kjo teknologji është një hap përpara drejt krijimit të organeve artificiale për transplantim, ndonëse do të duhet një kohë e gjatë për të arritur deri në atje.Shkencëtarët në Institutin Fraunhover në Shtutgard punuan intensivisht për tre vjet me radhë për projektimin dhe krijimin e arterieve artificiale plastike, përmes një printeri 3-dimensional. Gjatë procesit të printimit, arteriet goditen në mënyrë intensive me rreze lazer, duke realizuar lidhjen e molekulave dhe elasticitetin e materialit plastik.Por shkencëtarët thonë se kjo arritje premtuese do të marrë kohë të zbatohet në praktikë tek pacientët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus