Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » Sezoni i alergjisë do të zgjasë gjithnjë e më shumë
7:02 PM
Sezoni i alergjisë do të zgjasë gjithnjë e më shumë
Hulumtimet tregojnë se nëse kjo tendencë e tanishme klimaterike do të vazhdojë, ata që vuajnë nga alergjia, në vitet në vijim do të përjetojnë sezone alergjike edhe më të gjata dhe më intensive, me koncentrim të madh të polenit në ajër.Numri i personave të cilët vuajnë nga alergjia është çdo vit e më i madh, ndërsa hulumtimet e reja pjesërisht fajësojnë ndryshimet klimaterike për këtë.Temperaturat gjithnjë e më të larta dhe niveli i rritur i dyoksidit të karbonit kanë nxitur rritjen e barishteve të këqija dhe bimëve alergjike si ambrozia, kështu që edhe zgjasin sezonin e vuajtjes për ata që janë më të ndjeshëm.Hulumtimet në bujqësi tregojnë se në qoftë se tendencat aktuale klimatike vazhdojnë, ata që vuajnë nga alergjitë në vitet në vijim do të përjetojnë sezone të gjatë dhe intensive me një përqendrim të lartë të polenit në ajër."Sasia mesatare e polenit që do të prodhonte një ambrozie në koncentrim të dyoksidit të karbonit në vitin 1900, ka qenë rreth pesë gramë. Nëse shikoni vitin 1990, sasia e polenit në përqendrimin e atëhershëm të dyoksidit të karbonit ishte 10 gramë. Parashikimet janë që për rreth 50 vite, me përqendrimin e vlerësuar të dyoksidit të karbonit, ambrozia do të prodhojë 20 gramë polen,” konsideron fiziologu i bimëve, Lewis Zisca, nga Qendra Kërkimore e Ministrisë së Bujqësisë të SHBA-së.
Ai thotë se sa më shumë polen të prodhojë ndonjë barishte e keqe, edhe potenciali i dëmtimit të shëndetit publik dhe në bujqësi do të rritet, sepse bari i keq mund "të pijë” ujin apo "të vjedhë” përbërjet ushqyese nga toka dhe drithërat komerciale.
Problemi më i madh është se shumë barishte të këqija janë bërë rezistuese ndaj herbicideve. Kjo do të thotë që do të ketë nevojë për më shumë të holla për hulumtime në lëmin e shëndetit dhe bujqësisë, duke përfshirë edhe metoda më të sigurta për kontrollimin e barishteve.

Dr. Darryl Zeldin, nga Instituti Kombëtar për shkencën e shëndetit ambiental në Karolinën veriore, thotë se astma është ngushtë e lidhur me alergjitë, prandaj shumica e astmatikëve kanë alergji.

"Është vlerësuar se alergjitë çdo vit i kushtojnë SHBA-së mes tetë e dhjetë miliardë dollarë në shpenzime direkte dhe indirekte-paralajmëron Zeldin, i cili thotë se njerëzit të cilët vuajnë nga alergjitë, zakonisht janë të ndjeshëm në më shumë se një lloj të barishteve të këqija. Mes mijëra llojeve të njohura të barishteve të këqija për vetëm tetë deri dhjetë dihet se janë shkaktarë të alergjive.

Hulumtimi i tij i fundit në këtë temë ka zbuluar se shkaktarët e alergjive mund të jenë gjenetikisht të trashëguar ose probleme ambientale. Për më tepër, ka edhe prova të cilat lidhin predispozitat për astmë dhe alergji dhe obesitetit, sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus