Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Sëmundjet e zemrës, meshkujt rrezikohen nga aktiviteti fizik, femrat nga stresi
0:27 AM
Sëmundjet e zemrës, meshkujt rrezikohen nga aktiviteti fizik, femrat nga stresi
Meshkujt dhe femrat reagojnë ndryshe ndaj ngjarjeve të jetës. Ka shumë faktorë biologjikë të ndryshëm që ndikojnë në karakterin e secilit dhe që mund të kenë efekte të rëndësishme për shëndetin. Përgjigjia ndaj stresit fizik dhe mendor ndryshon shumë midis meshkujve dhe femrave. Burrat kanë rrezik për rritjen e problemeve të zemrës kur bëjnë aktivitet fizik. Ndërsa femrat, kur kanë të bëjnë me probleme emocionale.
Një grup studiuesish nga shkolla mjekësore e Kolegjit Shtetëror Penn në Angli kanë hetuar efektet e stresit mendor në rrjedhjen e gjakut nëpërmjet zemrës, në një grup prej 17 personave, 9 meshkuj dhe 8 femra.
Vullnetarët iu nënshtruan një testi matematikor nën kushtet e stresit. Ndonjëherë ata kishin dhënë përgjigje të gabuara edhe kur u ishte dhënë përgjigja e duhur më parë. Tek femrat u vu re një rritje e presionit të gjakut. Por ndërsa tek meshkuj është parë edhe një rritje e enëve të gjakut, tek femrat nuk shihet ndonjë ndryshim. Për femrat, armiku numër një janë për zemrë janë emocionet negative dhe stresi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus