Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Sëmundjet e zemrës, kardiologët: 40-vjeçarët më të prekurit
3:22 PM
Sëmundjet e zemrës, kardiologët: 40-vjeçarët më të prekurit
Përmbyset raporti i moshës së të prekurve me sëmundje të zemrës. Nëse një vit më parë të prekurit nga sëmunjdet kardiake ishin të moshës 45- 60 vjec, kardiologët, referuar konsultave dhe shtrimeve thonë se kjo moshë është ulur në 40 vjeç. Sipas bluzave të bardha edhe vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës është në nivel shqetësuese. Kardiologu Valer Manushi thotë se ulja e moshës së të prekuve nga sëmunjdet e zemrës lidhet përjetimit në rritje të stresit, konusmimit më të madh të alkolit dhe ushqyerja në fast food.Sipas mjekut kardiolog ka pasur një dyfishim të rasteve me infarkte, që mund të konsiderohet si një situatë e përkeqësuar në këtë drejtim krahasuar me muajt e verës se kaluar. Rastet e paraqitura me sëmundjen e zemrës shfaqin probleme me koronaret, ku kjo haset dendur edhe tek të rinjtë e moshave 27 vjeç. 
Mjeku kardiolog shpjegon se stina e verës është më e disfavorshmja për të sëmurët kronikë. Rritja e temperaturave dhe përdorimi i ushqimeve të gatshme ndikojnë në rritjen e sëmundjeve kardiake dhe përkeqëson shëndetin e të sëmurëve kronikë. Mjekët thonë së në asnjë mënyrë nuk duhet të neglizhohet sëmundjet e zemrës duke apeluar qytetarët për konsulata të menjëhershme që në shfaqen e simptomave të para.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus