Kryesore » 2012 » Nëntor » 30 » Sëmundjet e lëkurës, parandalimi dhe trajtimi me ujë deti
6:33 PM
Sëmundjet e lëkurës, parandalimi dhe trajtimi me ujë deti
Sëmundjet e lëkurës si ekzema, dermatiti, psoriasis e kështu me radhë zakonisht në verë zbehen. Në përgjithësi jemi të prirur të mendojmë se merita e këtij përmirësimi është e diellit dhe e rrezeve të tijë të mira. Ekspozimi i lëkurës së sëmurë drejtëpërdrejtë në dritë, në fakt është jashtëzakonisht i dobishëm. Por jo vetëm dielli ka një efekt pozitiv mbi lëkuren, njerzit që janë mësuar të bëjnë pushime verore pranë detit, padyshim e kanë vënë re se efekti i ujit të kripur është i mahnitshëm për sëmundjet e lëkurës. Koret bien dukë lënë lëkuren të shëndetshme dhe të thatë, shumë më uniformë. Me pak fjalë, një kurë e vërtetë. Jo rastësisht banjot në det janë gjithashtu të dobishme për zbokthin i cili pothuajse zhduket nga koka. Në fund të sezonit gjithmonë e sheh vetën më të bukur. Nuk bëhet fjalë për një iluzion, një studim ka vertetuar dobinë e ujit të kripur në lëkurë.

Sëmundjet e lëkurës dhe deti, studimi korean.

Hulumtuesit Jong Phil Back, Young-Min Kim, Younghyun Biri, Chang – Ju Kim dhe Ee – Hwa Kim të kolegjit të Mjekësisë në Universitetin "Kyung Hi” dhe klinikës Trial-Center për Bio-Industrinë të Universitetit Semyung në Korene e Jugut, kryen një studim mbi efektet e ujit të detit në lëkurën njerzore, rezultatet e të cilit u botuannë revisten "BMC complementary and alternative Medicine”. Eksperimenti shkencor është kryer nga modeli i kafshëve me ujë të marrë nga thellësia e detit të filtruar dhe të trajtuar nëpërmjet një proçesi nanofiltrimit dhe osmozës së kundërt. Qëllimi ishte për të parë se si subjektet, të gjitha me lloje të ndryshme sëmundjesh të lëkurës, reagonin ndaj ujit të detit, në krahasim me subjektet e tjera që trajtoheshin me pomada tradicionale. Eksperimenti u krye për gjashtë javë me aplikime pesë herë në javë.

Uji i detit shëron sëmundjet e lëkurës.

Në fund të eksperimentit, kavjet që ishin trajtuar me ujë deti të thellë, treguan përmirësime të konsiderueshme në simptomat e problemeve të tyrë të lëkurës. Në veçanti, eritema, edema, thatësia dhe lezionet janë sheruar në një masë më të madhe se sa subjektet e trajtuara me pomadë. Në përfundim, proçesi inflamator i shkaktuar mha sëmundjet ishte i prirë të zbehej dhe efektet e ujit të detit në sistemin imunitar kanë qënë pozitive. Pra nëse jeni prekur nga sëmundjet e lëkurës dhe keni mundësi të vraponi e të hidheni me kokë në detin "Shërues”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus