Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » S'fle dot gjumë nga vapa? Ja 7 mënyra që t'ia arrish
4:28 PM
S'fle dot gjumë nga vapa? Ja 7 mënyra që t'ia arrish
Vala e të nxehtit duket se po i lë larg gjumit mijëra njerëz, të cilët vetëm djersijnë edhe ndërsa ai i afrohet dhe ua përkul qepallat. Po si ta fitojmë këtë betejë ndaj pagjumësisë që na e shkaktojnë temperaturat e larta? Ja 7 mënyra:

1- Përgatiteni gjumin

Nëse ju keni një kondicioner, mos harroni ta mbyllni atë. Ju duket sikur ju freskon, por nëse e mbani më shumë se ç’duhet, ua largon gjumin. Praktikojeni thjesht duke e freskuar dhomën 10 minuta para se të bini për të fjetur.

2 - Dhoma duhet të jetë e errët

Kjo është një këshillë që vlen për gjithmonë, në fakt, dhe jo vetëm në këto net kur gjumin ua vret vapa.

3- Mos i ndryshoni ritmet

Mundohuni t’i mbani të pandryshuara ritmet e gjumit, sepse trupi e percepton dëshirën për të pushuar vetëm në raste kur jemi lodhur aq sa për të fjetur. Mos flini gjatë ditës.

4- Dush para gjumit.

Para se të shkoni në shtrat, duhet të bëni një dush me ujë të vakët në vend të një dushi të nxehtë, dhe duhet të kryeni sa më shumë aktivitete fizike.

5- Hani siç duhet.

Pagjumësia e shkaktuar nga të nxehtit mund të parandalohet me ushqim të thjeshtë. Alkooli, kafeja apo pirja e duhanit janë stimulues që zvogëlojnë fazat e thella të gjumit. Në mbrëmje, hani supa të ngrohta me oriz apo makarona, që përmbajnë tryptophan, një amino-acid që nxit sintezën e serotoninës (i ashtuquajturi hormon i lumturisë), apo neurotransmetuesin që stimulon relaksimin e trurit.

6- Sa më shumë fruta.

Prodhimi i serotoninës rritet edhe me konsumimin e sheqernave të thjeshta, si ato të pranishme tek frutat, që i gjejmë me bollëk në këtë sezon. Ndërsa ndër perimet, në vend të parë është marulja, por edhe hudhrat, ushqime këto që ndihmojnë promovimin e relaksimit dhe një natë të mirë.

7- Eliminoni mishin.

Është mirë për t’u eliminuar mishi, për shkak të pranisë tek ai i tyrosinës, një amino-acid që vepron si një nxitës i proceseve mendore. Eliminoni edhe ushqimet me kripë të tepërt ose djegëse.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus