Kryesore » 2012 » Prill » 16 » Rritja e rasteve me alergji në polen është shqetësuese
3:01 PM
Rritja e rasteve me alergji në polen është shqetësuese
Pacientët me alergji kanë probleme më të mëdha në stinën e pranverës. Alergologu, Halil Ahmetaj. thotë se për çdo vit po rritet numri i atyre që po preken nga alergjia në polen, ndërsa moshat më të prekura janë të rinjtë.Për shumë qytetarë stina e paraverës pritet me padurim por për disa është e kundërta. Fjolla Idrizi, thotë se problemet me alergji nuk po e lenë atë ta shijojë këtë stinë edhe pse është e preferuara e saj."Me dalin do puçrra të imta edhe me vjen me teshë edhe në të njëjtën kohë ato kruhen tepër. Besa është problem se po duhet me shkua edhe te mjeku e me u kujdes me ndonjë krem ose me ja kushtua vetës për një kohë. Po dalin në fund të prillit por sidomos në fund të majit është ma e dukshme”, thekson ajo. 

Rritja e rasteve me alergji në polen është shqetësuese dhe kjo sëmundje nuk benë të nënvlerësohet tha Dr. Halil Ahmetaj. Sipas tij, e gjitha kjo është pasojë e ndryshimeve klimatike botërore.

"Si duket një rolë i caktuar në shtimin e të prekurve nga alergjia i përshkruhet ngrohjes globale. Alergjitë stinore kryesisht marrin karakter kronikë dhe nuk duhet nënvlerësuar pasi mund të sjellin pasoja të renda për organizëm nga pakujdesia dhe mos mjekimi ato mund të kalojnë deri më format me të renda të sëmundjes” theksoi ai.

Edhe pse në Kosovë, nuk ka statistika të sakta rreth numrit të rasteve, Dr. Ahmetaj thotë se mund t’i referohemi atyre botërore.

"Deri në 20% e popullatës preken nga tipi i ndjeshmërisë alergjike që ka edhe karakter trashëgimie. Pra, është një numër tepër i madh, kurse moshat me të prekura janë moshat e reja dhe fëmijët për shkak se ata e frekuentojnë më shumë ambientin e hapur”, tha ai.

Dr.Ahemeti apelon të qytetaret se në rast se vërejnë shenja të alergjisë, sa me shpejt të paraqiten te mjeku më i afërt, ngase pasojat mund të jenë shumë serioze.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus