Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Rrezitja shton pjellorinë
8:08 AM
Rrezitja shton pjellorinë
hkencëtarët danezë kanë zbuluar një lidhshmëri ndërmjet rrezitjes dhe fertilitetit mashkullor.
Ata kanë vërejtur se meshkujt të cilët kanë mungesë të vitaminës D në organizëm kanë më shpesh probleme me sterilitet. Kjo vitaminë prodhohet me rrugë natyrore si reaksion i ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit.
Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë rreth 300 meshkuj sterilë, ka treguar se 44 për qind prej tyre kishin pasur nivel të ulët të vitaminës D, ndërsa ata me nivelin më të ulët kishin spermatozoide të kualitetit më të dobët.

Shkencëtarët besojnë se rrezitja shton absorbimin e kalciumit, i cili është thelbësor për lëvizjen e spermatozoideve.

Ky studim ka treguar se rrezatimi është bari më i lirë, më efikas dhe më i sigurt për pjellorinë mashkullore. Autorët e studimit thonë se normalizimi i nivelit të vitaminës D rrit për 15 për qind mundësinë e fekondimit natyror. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus