Plakja e trurit nis që në moshën 45 vjeçare - 24 January 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Plakja e trurit nis që në moshën 45 vjeçare
3:06 AM
Plakja e trurit nis që në moshën 45 vjeçare
Funksionet e trurit fillojnë të përkeqësohen që në moshën 45-vjeçare, informoi një studim i publikuar të premten në "British Medical Journal”.Universiteti i Londrës realizoi një kërkim, në bazë të së cilit u pa një rënie prej 3,6% e aftësive të arsyetimit midis grave dhe meshkujve të moshës 45-49 vjeç. Studimi u krye duke analizuar kujtesën, fjalorin dhe aftësitë për të kuptuar tek 7 mijë burra dhe gra të moshës 45-70 vjeç, të monitoruar në mënyrë konstante gjatë dhjetë viteve të fundit.
Shoqata e Luftës kundër Alzaimerit u shpreh se përfundimi mund të ndihmojë për të kuptuar se si fillojnë të ndryshojnë funksionet e trurit e duke bërë kështu më të lehtë diagnostikimin e gjendjes së quajtur dementia. Në bazë të kërkimeve të mëparshme, vlerësohej se kapaciteti i trurit fillonte të pësonte rënie vetëm pas moshës 60-vjeçare. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pasi "plakja” e tij nis që në moshë të mesme."Me këto shifra në dorë, studimet e ardhshme duhet të fokusohen tek ata që kanë një rënie të kapacitetit mendor me të lartë se mesatarja. Kjo mund të bëjë që sëmundje si alzaimer, dementia apo parkinsoni të zbulohet që në hapat e tyre të parë, duke e bërë kështu më të lehtë përmbajtjen e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke patur parasysh që popullsia e re në moshë është shumë e ekspozuar ndaj këtyre sëmundjeve për shkak të rënies së aktivitetit fizik e shtimit të duhanpirësve e alkolistëve”, shprehet Archana Singh-Manoux, një eksperte franceze që mori pjesë në studim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus