Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Pirja e duhanit përkeqëson mamurllëkun?
3:01 PM
Pirja e duhanit përkeqëson mamurllëkun?
Rezultatet e hulumtimit, i cili është publikuar në revistën Journal of Studies on Alcohol and Drugs tregojnë që mamurlleku mund të jetë dukshëm më intensiv nëse gjatë kohës së konsumimit të alkoolit pini edhe duhan.Shkencëtarët amerikanë kanë kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 113 studentë. Studentët pas çdo dalje kanë plotësuar anketën se sa kanë pirë alkool, duhan dhe sa është intensiv mamurllëku.Rezultatet kanë treguar që mamurllëku ka qenë më intensiv tek studentët të cilët edhe kanë pirë duhan një natë më herët, por rreziku nga krijimi i mamurllëkut ka qenë konsiderueshëm më i madh, kur alkoolin e kanë kombinuar me duhan.Shkencëtarët theksojnë se si mamurllëku si dukuri nuk është kushedi sa interesant për ta, por është për shoqërinë. Edhe pse arsyeja e saktë e përkeqësimit të mamurllëkut nuk është e njohur, pohohet që ekziston mundësia që rol luajnë edhe faktorët tjerë siç është ushqimi i duhanpirësve, për të cilin një hulumtim ka treguar që është më pak kualitativ dhe i balancuar.

Po të ishte fjala vetëm për tymin e cigareve, atëherë mamurllëku do të ishte intensiv tek të gjithë personat që gjenden në klubin me tymosur.

Është dëshmuar që cigaret shkatërrojnë kualitetin e gjumit, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për alkoolin.

Është e mundshme që personat të cilat njëkohësisht pinë alkool dhe duhan kanë gjumë më pak kualitativ, dhe mamurllëku është më intensiv ditën e ardhshme.

Dhe derisa shkencëtarët të zbulojnë shkakun e vërtetë, theksojnë përsëri rëndësinë e ndërprerjes së duhanit dhe konsumimin e moderuar të alkoolit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus