Kryesore » 2012 » Qershor » 30 » Pilula ditore që përmirëson trajtimin e sëmundjes HIV
1:56 PM
Pilula ditore që përmirëson trajtimin e sëmundjes HIV
Një pilulë e re ditore, e cila kombinon katër medikamente të trajtimit të HIV në një të vetme të përditshme, është e sigurt dhe efektive. Në këtë përfundim ka arritur një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se pilulat ‘katër në një’ do ta bëjnë më të lehtë lidhjen e pacientëve me ilaçet e tyre duke përmirësuar edhe efektet e trajtimit të tyre.Një studim në ‘Lancet’ tha se kjo mund të jetë një alternativë e rëndësishme për trajtimin e HIV.
Një ekspert në Mbretërinë e Bashkuar tha se pilula ishte një lajm i madh dhe ishte një hap i rëndësishëm drejt një doze të vetme ditore. Pasi ka njerëz që marrin deri në 40 ilaçe në një ditë.
Sëmundja HIV është e pashërueshme, por menaxhimi i infeksionit kërkon terapi dhe ilaçe të shumta për ta mbajtur nën kontroll. Kjo do të thotë se njerëzit me HIV marrin disa doza medikamentesh në orë të ndryshme të ditës dhe terapi për të kontrolluar virusin.Hulumtuesit dhe kompanitë e drogës kanë kombinuar disa lloje të medikamenteve në pilula të vetme që të merret mjekimi korrekt në një orë të ditës dhe të jetë procedurë me e lehtë dhe efikase.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus