Përdorimi i tepërt i antibiotikëve, rrezik për jetën - 10 December 2011 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Përdorimi i tepërt i antibiotikëve, rrezik për jetën
5:01 PM
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve, rrezik për jetën
Përdorimi i tepërt i antibiotikeve, mund të rrezikojë jetën e pacientëve, thonë ekspertë shëndetësorë. Përgjegjësi për rezistencë të antibiotikëve në Ministrinë e Shëndetësisë, Lul Raka, tha për Radio Blue Sky se keqpërdorimi i tyre është faktor kryesor i përhapjes se rezistencës ndaj antibiotikëve.Jemi dëshmitarë se çdo ditë, në barnatoret tona, shohim se mund të blihet çfarëdo lloj medikamenti mjekësorë edhe pa recetë të mjekut. Këtë e pohon edhe qytetarja, Vjosa Maksuti, sipas të cilës, farmacistët asnjëherë nuk pyesim për rekomandim të mjekut.”Ka pasur raste kur antibiotikët i kemi marrë pa recetën e mjekut, kur kemi qenë me grip apo ndonjë ftohje dhe ato shume lehtë i marrim në farmaci pa udhëzim të mjekut. Nuk kemi kurrfarë pengesa prej farmacistëve”, tregon Vjosa Maksuti.
Keqpërdorimi i anibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, shkakton rezistencë dhe mund të jetë fatal për njeriun, thotë Lul Raka, përgjegjës për rezistencë të antibiotikëve në Ministrinë e Shëndetësisë.

”Ky keqpërdorim i antibiotikëve është faktor kryesor i përhapjes se rezistencës. Rezistenca do të thotë dështim i terapisë e kjo po ndodhë edhe në kujdesin parësore. Mirëpo, kjo ndodhë edhe nëpër spitale, e në spitale është më e shprehur për arsye se, në qoftë se, në spitale dështon, atëherë përfundimisht është vdekje e pacientit fatkeqësisht”, shpjegon Raka.

Qytetarja Maksuti, pranon se bën gabim kur konsultohet me farmacistin, pa i''''u drejtuar mjekut.

”Mendoj se është një gabim i madh i imi, por, nganjëherë, për shkak të neglizhencës sonë për të shkuar të mjeku po bëhemi udhëzues të vetvetës se çfar duhet të marrim”, thotë Vjosa Maksuti.

Dr. Raka porosit qytetarët që të mos vetë mjekohen:

”Mos të vetë mjekohen, mos të shkojnë në barnatore për të ble antibiotik pa recetën e mjekut”.

Ministria e Shëndetësisë hartoi strategjinë për vetëdijësim të mjekëve, sipas të cilës, ata rekomandohen që të mos teprojnë me përshkrimin e antibiotikëve, duke i pasur parasysh efektet e tyre anësore. Po ashtu, qytetarët rekomandohen që të mos përdorin antibiotikët pa rekomandim të mjekut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus