Kryesore » 2012 » Maj » 17 » Përdorimi i laptopit me lidhje wireless dëmton meshkujt
6:36 AM
Përdorimi i laptopit me lidhje wireless dëmton meshkujt
Laptopët janë prodhuar në atë mënyrë që të mund të përdoren shtrirë apo në çdo pozicion tjetër ku nuk mund të përdoret kompjuteri i madh. Por së fundmi shkencëtarët shprehen se ekziston një rrezik nëse përdorin laptopin mbi gjunjë.Sipas tyre rrezet WiFi mund të dëmtojnë spermën e mashkullit. Një grup kërkuesish nga argjendin kanë vërejtur shenja tek 29 meshkuj të cilët kanë përdorur laptopin me lidhje interneti wireless dhe që kanë shkarkuar materiale në internet.
Pas 4 orë përdorim të laptopit në këtë formë është vërejtur se sperma ishte prekur nga rrezet e wirelesit.
 Çereku i spermatozoideve nuk notonte më ndërsa është parë se 9% e AND-së së saj ishte e dëmtuar.
Udhëheqësi i këtij kërkimi Conrado Avendano nga "Nascentis Medicina Reproductiva në Kordoba shprehet se fajtor për këtë janë rrezatimet elektromagnetike të prodhuara nga lidhja wireless.
"Të dhënat tona tregojnë se përdorimi i laptopit me lidhje wireless adër organeve riprodhuese mund të dëmtojë kualitetin e spermës”, shprehet.

Gjithashtu është vërejtur se dhe vetë laptopi pa lidhje me wireless lëshon rreze por dëmi i tyre është i papërfillshëm.
Kërkime të ngjashme kanë vërejtur se dhe rrezatimi i telefonave krijon pafuqi të spermës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus