Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2
1:12 AM
Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2
Operacioni bajpas në stomak, mund të jetë mënyra më e mirë për të luftuar diabetin e tipit 2. Qendra për kontrollin e sëmundjeve parashikon se ky operacion mund të përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2.

Mjekët kanë zbuluar se operacioni bajpas në stomak mund ta shërojë thuajse menjëherë pacientin me diabet të tipit 2.

Dr. Phil Schauer i klinikës së Klevelandit, thotë se pacienti mund ta ndërpresë marrjen e insulinës brenda pak orëve pas operacionit.

Gjatë operacioni gastrik bajpas, mjekët zvogëlojnë stomakun kështu që personi ha më pak. Gjatë operacionit, mjekët shkurtojnë zorrën dhe kjo e bën pacientin të marrë më pak kalori. Por në ç'mënyrë kjo procedurë normalizon nivelin e sheqerit në gjak, kjo nuk është e qartë.

Doktor Schauer thotë se efekti i shpejtë i këtij operacioni ka të ngjarë se shkaktohet nga një hormon që prodhohet nga lëngjet gastrike në zorrë/Voa/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus