Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Nxehja para vaksines se gripit shton efekasitetin
3:05 PM
Nxehja para vaksines se gripit shton efekasitetin
Ndoshta ke degjuar qe duhet te nxehemi para nje loje futbolli, vrapimi e keshtu me radhe, por hulutmuesit nga Universiteti i Sydney-it po shpresojne se nxehja per vaksine gripi mund te permiresoj efektivitetin e saj dhe zvogeloj semundjen dhe vdekjen tek pleqte.Diku rreth 90% te vdekjeve nga gripi ndodhin tek ata mbi moshen 65 vjet, por me te moshuar edhe efikasiteti i vaksines zvogelohet, e per te luftuar kete, hulumtues nga Universiteti i Sidneit ne bashkepunim me Center of STRONG Medicine ne spitalin Balham, jane duke rekrutuar pjesemarres ne studimin e pare boteror per te pare nese nje moment i shkurt i nxehjes para se te mirret vaksina mund te permiresoj efektivitetin e saj."Menyra tradicionale e permiresimit te vaksines ka qene duke shtuar agjent farmaceutik imunologjik qe modifikojne efektin e agjenteve tjere,” tha Dr. Kate Edwards, udheheqese e hulumtimit ne projektin nga Fakulteti Universitar i Shkencave Shendetesore.
Metoda vec eshte vertetuar tek te rinjte e shendetshem per te cilet efektiviteti i shtuar i vaksines thjeshte do te thote mbrojtje ekstra. Por rezultatet mund te jene transformative tek te moshuarit te cilet vertete kane nevoje per mbrojtjen nga vaksina e gripit.Tek te rinjte vaksina parandalon gripin nga 70 deri ne 90% te rasteve. Tek te vjetrit shihet efekti renies se imunitetit nga mosha e shtyre dhe perqindja e mbrojtjes nga vaksina eshte nga 30 deri 40 perqind.
"Te ushtrosh para vaksinimit eshte dicka qe shume lehte mund te behet dhe tejet praktike, nuk kushton asgje dhe ne mund te dizajnojme ushtrime qe gjithkush mund t’i bej,” tha Dr. Edwards.Nese ka sukses, kjo qasje e re mundet gjithashtu te kete implikime te medha ne perdorimin e vaksines ne vendet ne zhvillim e siper – nese metoda permireson pergjigjen nga imuniteti, doza e vaksines mund te zvogelohet keshtu duke i vene ne dispozicion ne ato vende ku kostoja e larte parandalon perdorimin rutine te tyre. Ofruar nga Universitet i Sydney-t.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus