Kryesore » 2011 » Korrik » 3 » Nuk është mirë të ndalet teshtima
1:56 PM
Nuk është mirë të ndalet teshtima
Nëse keni nevojë të teshtini, më e mira është që ta bëni këtë dhe mos u përpiqni ta ndalni tërë procesin. Sipas mendimit të Alan Wildit, kirurg i qafës dhe i kokës dhe profesor i otorinolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Saint Louis, nuk rekomandohet të shërbeheni me asnjë metodë për ndaljen e teshtimës, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shtrëngimin e hundës ose të ashtuquajturës teshtitje me buzë të mbyllura. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes nxitjes për të teshtirë dhe vetë teshtitjes. Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmang nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk guxon të ndërpritet pasi të ketë filluar njëherë.Çka mund të ndodh nëse përpiqemi ta ndalim teshtitjen? Ndoshta edhe asgjë. "Lëndimet të cilat do të mund të ndodhnin do të ishin të lidhura me anomali anatomike”, thotë Wild. Por nëse bini në situata të tilla, mbajtja e teshtitjes mund të ketë pasoja relativisht serioze, si:



• Dëmtim të diafragmës;

• Pëlcitje të kapilarëve të syve (në pjesën e bardhë të syrit);

• Shtypje të madhe të ajrit në kanalin e Eustahit në vesh dhe pëlcitje të timpanit të veshit, lëndime në veshin e brendshëm, të cilat sjellin marramendje deri edhe humbje të dëgjimit;

• Dobësim të enëve të gjakut në tru dhe pëlcitje të tyre për shkak të ngritjes momentale të shtypjes.



Shikuar realisht rreziku nga pasojat është i vogël, por kurrë nuk mund të themi me siguri të plotë që nuk jemi pikërisht ne ata të pafat, të cilëve kjo mund t’u ndodhë.

Disa të tjerë janë të ekspozuar ndaj teshtitjes agresive, e cila mund të sjellë një seri problemesh të tjera:



• Teshtitja agresive te personat të cilët kanë pasur një operacion të sinuseve mund të ngjeshë ajrin në hapësirën përreth syrit dhe të shkaktojë fryrje ose të shtyp ajrin në zgavrën e trurit dhe të shkaktojë dhimbje koke të madhe e madje edhe sulm në tru;

• Teshtitja agresive mund të shkaktojë lëndime për shkak të tendosjes së befasishme;

• Teshtitja agresive mund të shkaktojë edhe mospërmbajtje momentale.



Disa lloje të teshtitjeve edhe i mundojnë mjekët edhe sot e kësaj dite. Shumica e tyre besojnë se kjo në fakt është reaksion refleksiv i rëndësishëm për të flakur agjentët ngacmues dhe alergjenët e tjerë nga hunda jonë.

Megjithatë, nuk është secila teshtitje e lidhur me hundën. Disa njerëz teshtijnë kur dalin në diell, disa gjatë marrëdhënieve seksuale, disa pas marrjes së anestetikëve intravenozë, disa pas ngrënies ose për shkak se kanë çrregullime të caktuara mentale si epilepsia. Këto lloje të teshtitjeve janë ende të panjohura.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus