Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Një gotë qumësht në vend të ilaçeve për gjumë
2:38 PM
Një gotë qumësht në vend të ilaçeve për gjumë
Janë të panumërta faktet shkencore rreth ndikimit të qumështit në organizëm. Studimi më i ri ka treguar se qumështi është ushqimi më i mirë për njerëzit e ekspozuar lodhjes psikologjike, si dhe e shton përqendrimin. Po ashtu një gotë qumësht para se të shkoni në gjumë jua përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të shëndetshme dhe krejt natyrale.
Për ndikimin pozitiv të qumështit kujdesen aminoacidet L- dhe vitamina "B6”, që së bashku kanë ndikim pozitiv për gjumë cilësor dhe fjetje më të shpejtë.

Aminoacidet L- në kombinim me vitaminën "B6” ndihmojnë në organizmin dhe formimin e hormonit të gjumit, melatoninën. Melatonina rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, që organizmit i duhen për një pushim gjatë natës.

Disa aminoacide mund të prodhohen nga njeriu, por triptofani duhet të merret me ushqim. Burimet më të rëndësishme me këto aminoacide janë: mishi, peshku, prodhimet e qumështit dhe vezët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus