Kryesore » 2011 » Korrik » 15 » Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit
3:22 PM
Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit
Rreth 3 mijë shqiptarë vdesin çdo vit nga konsumi i duhanit. Të dhënat alarmante raportohen nga OBSH, për herë të parë pas një studimi të realizuar në vendin tonë. Objekt i tij ka qenë niveli i vdekshmërisë nga përdorimi i duhanit apo qëndrimit në ambientet ku konsumohet ky produkt. Pasi të rrezikuar nuk janë vetëm ata që pinë cigare, por edhe personat e ekspozuar në ambientet me duhanpirës. Alarmi rritet teksa raportohen të dhënat më të freskëta mbi vdekshmërinë në një vit nga kanceri. Ky numër është katërfishuar, pasi rezultojnë se 2565 shqiptarë vdesin në vit nga kjo sëmundje. "Gjithsej numri i të vdekurve me sëmundjen e kancerit, atribuar duhanit, është 1197. Vdekje të shkaktuara nga qarkullimi i gjakut, nga sëmundjet e zemrës, 4500 janë meshkuj dhe 4476 femra. Në bazë të të dhënave të OBSH-së,1800 persona janë viktima të duhanit”, tha Roland Shuperka, specialist i duhanit në ISHP, duke iu referuar studimit të ISHO. Në këto kushte, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar ngritjen e Task-Force për zbatimin e Ligjit antiduhan. Specialist pranë ISHP, Shuperka, është personi që është caktuar nga ministri Vasili. Ai tha se po merret me mbledhjen e grupi të punës për të ulur nivelin e duhanpirjes në vendin tonë. Sipas të dhënave, rezulton se në Shqipëri vdesin çdo vit rreth 14 880 persona dhe rreth 3 000 persona kanë shkak kryesor duhanpirjen. Sipas studimeve të kryera në Shqipëri, numërohen gjithsej 950 mijë duhanpirës, ku 680 mijë llogariten meshkuj dhe 220 mijë të tjerë janë femra. Vetëm në një vit shpenzohen rreth 550 milionë dollarë nga shqiptaret për të blerë duhan. Një ligj i miratuar dy vjet me parë për të ndaluar përdorimin e duhanit në mjediset publike, si mënyrë për të ndikuar në kufizimin e përdorimit të duhanit, dështoi së zbatuari. Në 10 persona të sëmurë me kancer mushkërish, 9 prej tyre janë duhanpirës, sipas të dhënave ekzistuese nga Instituti i Shëndetit Publik. Vendi ynë renditet në vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes. Studimet e fundit tregojnë se 60% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës, ndërsa 18% janë femra. Specialistët e ISHP theksojnë se tendenca e fundit në këtë fenomen është rritja e përqindjes së femrave që janë të dhëna pas duhanit. Gjithashtu, në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të vendit është rritur ndjeshëm numri i atyre që e provojnë të paktën një herë duhanin. Studimet theksojnë se: 4 në 10 studentë janë duhanpirës. Meshkuj zënë 65,1% dhe femrat: 35,7%. Në vit, shpenzohen 300 milionë USD për duhanin, ndërsa në ditë, 850 mijë USD. Pasojat në shëndet: Duhanpirësit kanë 8 vjet jetë më pak, Kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit, Infarkti, 3 herë më i lartë.
60 per qind e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës, ndërsa 18% janë femra. Specialistët e ISHP theksojnë se tendenca e fundit në këtë fenomen është rritja e përqindjes së femrave që janë të dhëna pas duhanit.300 milionë USD 
në vit shpenzohen për duhanin, ndërsa në ditë, 850 mijë USD. Pasojat në shëndet: Duhanpirësit kanë 8 vjet jetë më pak, kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit, infarkti, 3 herë më i lartë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus