Nga bletët vjen “arma” e re kundër kancerit - 7 May 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Nga bletët vjen “arma” e re kundër kancerit
5:04 PM
Nga bletët vjen “arma” e re kundër kancerit
Hojet e mjaltit përmbajnë një substancë aktive, e aftë të ndalë zhvillimin e qelizave kancerogjene
Propolisi (ose dylli, siç i themi në jetën e përditshme), e cila është një substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët, me qëllim për të mbajtur mjaltin në hojet e zgjoit njihet prej shumë shekujsh në mjekësinë popullore për shkak të përdorimit të saj të shumtë kundër sëmundjet e sezonit të ftohtë si ftohjet, dhimbjet e fytit apo alergjitë e ndryshme.Por, kohët e fundit kjo substancë e prodhuar nga bletët është bërë objekt i një studimi që synon t’i japë statusin e një ilaçi kundër qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancerin e prostatës. Eksperimenti është ushtruar mbi disa minj, nga ka rezultuar se te ato kafshë që u trajtuan me substancën propolis vihej re një reduktim në masë i tumorit të prostatës. Sipas studiuesve, nëse minjtë ushqeheshin çdo ditë me propolis, qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri, përkundrazi, në momentin që trajtimi me këtë substancë ndërpritej, fillonte përsëri zhvillimi i tumorit.
Sipas studiuesve, nuk është se me këtë substancë shkatërrohet kanceri, por qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri dhe në këtë mënyrë mund të kapet në kohë sëmundja përpara se të përparojë. Kështu, aftësia për të mbajtur nën mbikëqyrje rritjen e tumorit, bën që ai të mund të trajtohet më me kujdes dhe të ekzistojë një shans më shumë për të pasur sukses në shkatërrimin e tij. Gjëja më e mirë në këtë rast është se kemi të bëjmë me një mjekim më se natyral, që i shtohet ndërkohë përpjekjeve të tjera të arritura nga mjekësia në luftën kundër sëmundjes së kancerit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus