Kryesore » 2012 » Gusht » 26 » Nektarinat për një pamje më rinore
10:10 PM
Nektarinat për një pamje më rinore
Nektarinat e rinojnë lëkurën, ndërsa, përveç kësaj, janë të shkëlqyeshme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe karcinomës.Nga të gjitha llojet e ndryshme të pemëve, të cilat na ofrohen çdo ditë në tregje verës, nektarinat zakonisht dallohen të renditura ashtu bukur dhe shkëlqyeshëm në grumbuj të mëdhenj. Përveç që janë të bukura dhe të shijshme, janë të pasura edhe me vitamina, veçanërisht me A dhe C dhe betakaroten. Ajo që është më e mira, hyjnë në grupin e pemëve me pak kalori, sepse kanë vetëm 57 kalori në 100 gramë.Nektarina është një lloj i pjeshkës, ndërsa pikërisht lëvorja e saj e lëmuar e ka bërë aq të njohur. Fryti i lëngshëm dhe i ëmbël me lehtësi ndahet nga bërthama.Sa u përket efekteve të dobishme për shëndetin tonë, është përplot me antioskidantë, të cilët në mënyrë efikase luftojnë kundër radikaleve të lira, duke mbrojtur qelizat tona nga degjenerimi, dhe njëkohësisht edhe lëkurën nga plakja.

Përveç kësaj, nektarinat janë të shkëlqyeshme edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, ndërsa janë zgjedhje e mirë edhe për dietat e ndryshme verore, por diabetikët duhet të kenë kujdes për shkak të shkallës mjaft të lartë të sheqerit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus