Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Na çmendi shkenca, molla më e dëmshme se pijet e gazuara
3:18 PM
Na çmendi shkenca, molla më e dëmshme se pijet e gazuara
Një mollë në ditë e largon nevojën për mjekun, thotë një proverb, mirëpo, hulumtimi më i ri ka treguar se një mollë në ditë na shtyn që më shumë kohë të kalojmë te stomatologu!Sipas këtij studimi shkencor, molla është tre herë më e dëmshme për dhëmbët se sa pijet e gazuara, transmeton portali britanik Aol. Sipas tyre, në dhëmbët tanë ndikojnë keq edhe vera dhe birra. Grupi i shkencëtarëve ka ndjekur 1 000 persona, të moshës nga 18 deri në 30 vjet dhe i ka kushtuar vëmendje të ushqyerit të tyre si dhe kujdesit për dhëmbët. Dhe, kanë ardhur në përfundim se njerëzit që hanë mollë i kanë dhëmbët për 3.7 herë më të dëmtuar se njerëzit që pinë pije të gazuara. Njerëzit të cilët pinë lëngje frutash janë katër herë më të kërcënuar nga dëmtimi i dhëmbëve, kurse ata të cilët pinë birrë për tre herë më të kërcënuar. "Nuk është me rëndësi vetëm çka hamë, është me rëndësi edhe çka pimë”, tha profesori David Bartlett, një prej anëtarëve të ekipit hulumtues. "Mjekët shpeshherë rekomandojnë mollën, por nëse i hanë shumë shpesh, atëherë sasia e lartë e thartinës së saj i dëmton dhëmbët. Një pije, të cilën shpeshherë e cilësojmë si të keqe, për shembull Coca-Cola, nuk i bën dëm dhëmbëve”, sqaroi ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus