Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Muzika ‘metal’ nuk është e lidhur me drogën dhe depresionin
2:08 AM
Muzika ‘metal’ nuk është e lidhur me drogën dhe depresionin
Ekuacioni mes muzikës metal, satanizmit, drogës, violencës dhe vrasjes është nënshkruar tashmë nga pjesa më e madhe e mjeteve të informimit. Por së fundi shkenca ka dalë në mbrojtje të kësaj rryme.
Shumë studime shkencore kanë treguar se muzika metal nuk shkakton depresion dhe urrejtje tek fansat e saj. Ka shumë studentë universitarë që adhurojnë këtë lloj muzike dhe që marrin nota më të larta se mesatarja. E njëjta gjë mund të thuhet për paragjykimet që i përkasin vetëvrasjeve mes përkrahësve ‘metal’, një kërkim i bërë me studentët me çrregullime psikiatri ke, që ishin dhe dëgjues të zakonshëm të hard rok-ut dhe metalit, ka treguar përmirësime të dukshme pas dëgjimit të muzikës së tyre të preferuar. Ndaj, ashtu siç ndodh gjithnjë, muzika përmirëson gjendjen shpirtërore të njeriut, pa e bërë depresiv dhe në rastet kur është e zhanrit metal.

Për sa i përket analogjisë me drogën, zbulimet tregojnë se realisht adoleshentët abuzojnë me drogën kur rriten në kontekste sociale të vështira, kur vetë prindërit janë ata që përdorin drogën ose alkoolin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus