Kryesore » 2012 » Tetor » 17 » Mollët mbrojnë zemrën, ndërsa ecja redukton rrezikun nga kanceri
8:20 PM
Mollët mbrojnë zemrën, ndërsa ecja redukton rrezikun nga kanceri
Shkencë e jetës së gjatë: Qeshja, përtypja e kafshatës dyzet herë dhe frymëmarrja e thellë janë shprehi të njerëzve të lumtur që jetojnë më gjatë se mesatarja, ndërsa ecja redukton rrezikun nga karcinomat.

Nëse ju bëhen shprehi hapat e vegjël, mund ta zgjatni jetën edhe për dhjetë vjet.

Valsi është "ndihmës” ideal gjatë shërimit pas sulmit të zemrës dhe kthimin e funksioneve të zemrës në normalitet, pohojnë shkencëtarët. Të testuarit të cilët kanë vallëzuar vals dy herë në javë gjatë dy muajve në mënyrë të dukshme u është përmirësuar puna e zemrës se sa atyre që kanë aplikuar metoda tjera të rehabilitimit siç është ngasja e biçikletës ose kalërimi.



Njerëzit që nuk qeshin jetojnë 72,9, ata që qeshin lehtë 75, ndërsa ata që janë vazhdimisht të hareshëm 80 vjet.



Nëse jeni duke luftuar me kilogramët e tepërt, betejën e parë kundër trashjes do ta fitoni nëse filloni të hani më ngadalë. Çdo kafshatë përtypeni 40 herë. Me përtypjen e ngadalshme nga ushqimi do të "nxirrni” sasi më të vogël të kalorive ndërsa niveli i hormonit të urisë në sistemin tretës do të jetë më i ulët. Hulumtimi po ashtu ka treguar që të testuarit të cilët çdo kafshatë e kanë përtypur 40 herë kanë ngrënë edhe 12 herë më pak se ata që ushqimin e kanë përtypur vetëm 15 herë. Prandaj përtypja më e gjatë është preventivë e shkëlqyeshme nga ngrënia e tepërt, sepse trurit i jep mjaft kohë për të marrë sinjalin që stomaku është i mbushur.



Uji pastron kolesterolin

Nëse pini shtat gota ujë në ditë, do të reduktoni dhimbjet dhe do ta largoni dhimbjen e mërzitshme të kokës dhe migrenën, ndërsa nëse në meny i përfshini edhe dy molla në ditë, do ta ulni nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe do të reduktohet rreziku nga sëmundjet e zemrës, pohojnë shkencëtarët.



Me ecje kundër kancerit

Rreziku nga kanceri i gjirit është përgjysmë më i vogël të femrat që ecin një orë në ditë dhe një herë në javë vrapojnë ose notojnë. Indi yndyror prodhon më shumë hormone, ndërsa pikërisht nivelet e larta të hormoneve si estrogjeni ose insulina rrisin rrezikun nga kanceri.



Nëse keni tension të lartë të gjakut, merrni frymë thellë

Me frymëmarrje të thellë dhe pa ilaçe mund ta ulni në mënyrë të konsiderueshme tensionin e ngritur të gjakut. Personat që meditojnë rregullisht kanë tension më të ulët, sepse enët e tyre të gjakut janë vazhdimisht më të hapura, tensioni më i vogël, ndërsa me këtë edhe tensioni në muret e enëve të gjakut.



E-mailat ngrenë tensionin

Kontrollimi i shpeshtë i e-mailit është i dëmshëm për shëndetin, sepse shkakton stres të vazhdueshëm. Hulumtuesit këshillojnë – injoroni mesazhet dhe do ta reduktoni stresin dhe ruani shëndetin e zemrës. Nëse nuk mundeni, caktoni gjysmë ore në ditë në të cilën kohë do ta kontrolloni postën elektronike.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus