Mjekësi: Krijohet një rrjet i ri për dhurimin e veshkave - 13 March 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Mars » 13 » Mjekësi: Krijohet një rrjet i ri për dhurimin e veshkave
8:02 PM
Mjekësi: Krijohet një rrjet i ri për dhurimin e veshkave
Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe
Ky është ilaçi i parë me recetë në 13 vjet kundër mbipeshës. Ilaçi Qnexa u miratua nga agjencia federale e ushqimeve dhe barnave. Ilaçi në formë pilule cilësohet "fishek argjendi” sepse mendohet që bën mrekullira – humbjen e 90 kilogramëve brenda një viti. Për shkak se 80% e personave që humbasin peshë e rifitojnë atë, mjekët kanë bërë kërkime për dekada për një pilulë të sigurt që do të ndihmonte.Doktor Tim Garvey në Universitetin e Alabamës në Birmingham thotë se ilaçi Qnexa do të jetë ilaçi më i fuqishëm në treg për trajtimin e mbipeshës. I njëjti ilaç ishte refuzuar 2 vjet më parë nga agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA), për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit. Këto ditë, komisioni i ekspertëve të kësaj agjencie e miratoi ilaçin e ri, pasi arriti në përfundimin se përfitimet që Qnexa sjell për personat mbipeshë, janë më të mëdha sesa pasojat anësore si humbje kujtese, konfuzion, shtim të rrahjeve të zemrës, madje edhe lindje defektoze. Qnexa do të shitet me recetë, pra vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ndërkohë skeptikët e fusin këtë ilaç të ri në kategorinë "shumë i mirë për të qenë i vërtetë”.



Mirësia është ngjitëse, përhape



Në ç’mënyrë akti vetmohues i një personi, krijon zinxhir mirësise që shpëton jetën e 30 personave të tjerë? 4 mijë e 500 amerikanë vdesin çdo vit duke pritur për një transplantim veshke.

Është një arithmetikë e pabesueshme e mirësisë njerëzore – një person vendos të shpëtojë jetën e një tjetri që nuk e njeh fare, familja ose miqtë e të cilit pastaj shpëtojnë jetën e një personi tjetër të panjohur e kështu me radhë.

E gjitha që duhet është një person që t’a fillojë këtë akt, dhe mirësitë zgjaten si hallka të një zinxhiri. Kjo e bën njeriun e huaj si të ishte pjestar i familjes.

Kështu e filloi Rick Ruzzmenti, i cili vendosi të bënte një dhuratë. Thuhet se është një lloj virtyti të tregohesh i mirë me njerëzit e tu. Por kjo është e lehtë. Të ndihmosh një të huaj është e vështirë.

"Nëse çdo njeri ndihmon një të panjohur, problemet e kësaj bote do të zgjidheshin”, shprehet Ruzzmenti.

Pa asnjë shpërblim, një ditë Ruzzmenti, vendosi t’ia japë veshkën e tij dikujt që priste radhën për gjetjen e një veshke që t’i përshtatej organizmit për transplantim. Si rezultat, veshka e Ruzzmentit "udhëtoi” nga Nju Xhersi , ku ai banon, për tek Brooke Kitzman në Miçigan, që ishte në pritje për një veshkë. Kitzman shpëtoi, falë mirësisë, e cila ndikoi edhe të tjerët; një e njohura e Kitzmanit ia dhuroi veshkën e saj një personi tjetër të panjohur. Kështu edhe Gregory nga Queens i Nju Jorkut dhuroi një veshkë, në mënyrë që shoqja e tij e shkollës së mesme të mund të merrte një veshke nga Samantha në Porterville të Kalifornisë….dhe hallkat e zinxhirit të mirësisë shtohen.

Nismëtari i kësaj veprmitarie është Garret Hill – një ish marins – dhe vajza e tij 10 vjeçare e cila vuante nga mosfunskioni i veshkave. Pas ofertave nga 15 persona më në fund një prej veshkave të dhuruara iu përshtat organizmit të saj.

Pas kësaj, Garret Hill krijoi kompaninë National Kidney Registry (Regjistri Kombëtar i Veshkave), që ka lidhje me 17 spitale në 11 shtete amerikane në kërkim të dhurimit të veshkave.

"Ndoshta Zoti na dha dy veshka, që njërën ta dhurojmë”, thotë Garret.

Ky është një mesazh, që Garret Hill përpiqet të përhapë, sepse mesazhet që atij i vijnë janë falenderime prej njerëzve të panjohur, por që sot janë gjallë falë kësaj nisme e cila sikur motivon shumë njerëz të tregojnë anën e tyre të mirë ndaj tjetrit, edhe pa e njohur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus