Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Mjekësi, entuziast në punë? Pini lëng shege!
4:33 PM
Mjekësi, entuziast në punë? Pini lëng shege!
Shkencëtarët britanikë pohuan sot se lëngu i shegës mund t’ju ndihmojë që ta përballoni me sukses stresin në punë.
Ata thonë se ky lëng rregullon frekuencën e zemrës dhe ju bën entuziast gjatë punës.
Në këtë studim janë vëzhguar një grup vullnetarësh, të cilët çdo ditë kanë konsumuar rreth gjysmë litri të këtij lëngu përgjatë dy javësh.
Në fund të periudhës së vëzhgimit, të gjithë ata ishin të entuziazmuar, kishin më shumë frymëzim, ishin më krenarë dhe më produktivë në punë.
Po ashtu, është vërtetuar se ata ishin më pak nervozë dhe kanë ndjerë më pak shqetësim dhe faj lidhur me punën.
Hulumtimin është kryer nga profesorët e Universitetit "Queen Margaret" në Edimburg.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus