Kryesore » 2012 » Dhjetor » 20 » Migrena, shqetësimet që sjell te femrat, ndikimi i stinëve
2:27 PM
Migrena, shqetësimet që sjell te femrat, ndikimi i stinëve
Te gratë ndryshimet që vijnë me menarkën, shtatzëninë, laktacionin dhe menopauzën, shpesh shoqërohen me ndryshime në frekuencën dhe ashpërsinë e dhimbjes së kokës. Përdorimi i estrogjenëve ose në formë të kontraceptivëve oralë, ose si terapi zëvendësuese, ka gjithashtu ndikimin e tij. Gjatë secilës nga fazat e mësipërme të ciklit jetësor të femrave, dhimbjet e kokës dhe veçanërisht migrena janë shqetësim i vazhdueshëm që ndikon në vetë pacienten, në punën që ajo kryen, në familje dhe në cilësinë e jetës së saj.Në fëmijëri, numri i djemve dhe vajzave që vuajnë nga migrena është i ngjashëm. Megjithatë, gjatë periudhës së adoleshencës, numri i vajzave me migrenë rritet. Kulmi i diferencës arrin rreth moshës 40 vjeç, ku raporti është 3:1 për femrat dhe meshkujt me migrenë. Ky raport bie në 2:1 në menopauzë.

Dhimbja e kokës menstruale

Rreth 60 për qind e grave me migrenë kanë një rritje të krizave të dhimbjes së kokës në lidhje me ciklin menstrual. Në 10-14 % të tyre migrena ndodh vetëm në ditët përreth ciklit menstrual. Shpesh përdoret termi "migrenë menstruale” për të përshkruar këtë lloj migrene. Ka mendime që ky term duhet të përdoret vetëm në rastet kur rreth 90% e krizave ndodhin 2 ditë para ciklit deri në ditën e fundit të tij.


Shkaqet


Niveli i hormoneve seksuale femërore, veçanërisht i progesteronit dhe ekstrogjenit, bie në mënyrë të dukshme në fazën e fundit të ciklit menstrual, pikërisht para periudhës së fillimit të periodave. Studimet kanë treguar se estrogjeni shtesë që jepet në kohën e rënies natyrale të nivelit të këtyre hormoneve, vonon fillimin e migrenës. Këto të dhëna të bëjnë të mendosh se ndërprerja e estrogjeneve mund të nxisë migrenën në gratë e predispozuara. Megjithatë, vetëm rënia e niveleve të estrogjenit ka mundësi që nuk është i vetmi faktor që nxit migrenën. Edhe densiteti dhe sensiviteti i receptorëve të SNQ-së që i përgjigjen opiateve (morfinë, kodeinë, etj), shkakton gjithashtu ndryshime gjatë ciklit menstrual.

Në shpjegim për fillimin e migrenës kur bien nivelet e estrogjenit është se estrogjeni ndikon mbi receptorët e serotoninës, që mendohet se janë të rëndësishëm në dhimbjen e kokës. Të tjerë faktorë që mund të luajnë rol në zhvillimin e migrenës, përfshijnë:

1. Përpjesëtime relative të estrogjenit dhe progesteronit,

2. Disfuksion i trombociteve, që përmbajnë serotoninë,

3. Rënia e niveleve të magneziumit (që rrit eksitabilitetin e trurit),

4. rritja e sekrecionit të prostaglandinave (substance që sensibilizojnë receptorët e dhimbjes dhe shkaktojnë informacion përreth fazave të gjakut të trurit).



Trajtimi


Zakonisht, gratë i kushtojnë më tepër vëmendje dhimbjes së kokës përreth periodave se sa dhimbjeve të tjera të shkurtra dhe jo shumë të forta gjatë periudhës tjetër. Disa herë, lodhja, krampet menstruale dhe simptomat e tjera të menstruacioneve e ulin tolerancën ndaj dhimbjes së kokës. Trajtimi i migrenës menstruale mund të jenë shumë i suksesshëm në disa pacientë dhe ky sukses varet nga diagnoza e saktë. Trajtimi më i zakonshëm përfshin farmako-terapinë si edhe disa terapi jofarmakologjike.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus