Kujdes kur zgjidhni mandarinat dhe portokallët - 13 May 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Kujdes kur zgjidhni mandarinat dhe portokallët
6:04 PM
Kujdes kur zgjidhni mandarinat dhe portokallët
Mësohet se mandarina dhe portokalli, dy nga agrumet më të preferuara gjatë muajve të dimrit, zverdhen me anë të gazit dhe më pas balsamosen për t’u dukur më të shndritshme e të forta. Prandaj kujdes kur i zgjidhni: ose merrni nga ato që janë prodhuar në Shqipëri, ose sa më jeshile…Specialistët pohojnë se agrumet e këputura nga pema në ngjyrë jeshile kalojnë disa procese kimike derisa vijnë tek konsumatori. Veçanërisht portokalli dhe mandarina mbahen në ambiente të mbyllura ku zverdhen me "gazin etilen” dhe më pas balsamosen për të pasur një pamje më të shndritshme dhe të shëndetshme.
Zakonisht, ilaçet bujqësore të përdora në mënyrë të kujdesshme tek frutat nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut por ka raste që tek mandarina dhe portokalli gjenden gjurmë të shumta të ilaçeve.

Ka prej atyre firmave të cilat nuk përdorin metoda ose procese të tilla kimike por produktet e tyre nuk mjaftojnë për të plotësuar kërkesën e tregut.
Konsumatori preferon të marrë ato me ngjyrë të verdhë por e mira do të ishte të zgjidheshin ato me ngjyrë jeshile sepse nuk kanë pësuar ndonjë proces kimik. Agrumet me ngjyrë jeshile janë më natyrale dhe të shëndetshme. Ngjyra e vetë agrumit tregon nëse ka kaluar apo jo proces kimik.
Të zgjidhet rrushi me farë…

Duke pohuar se përdorimi i ilaçeve bujqësore është shumë i përhapur edhe tek rrushi, specialistët theksojnë se veçanërisht tek rrushi pa fare përdoren ilaçet hormonale.

Në Evropë nuk preferohet shumë rrushi pa fare. Në vendin tonë preferohet më shumi rrushi pa farë. Por nuk duhet harruar se edhe fara e rrushit është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut. Tek rrushi pa fare përdoren disa kimikate. Nëse këto kimikate përdoren në sasinë e duhur atëherë nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, por në të kundërt e dëmtojnë atë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus