Kopjoni mënyrën tradicionale japoneze të të ushqyerit - 6 May 2011 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2011 » Maj » 6 » Kopjoni mënyrën tradicionale japoneze të të ushqyerit
1:01 AM
Kopjoni mënyrën tradicionale japoneze të të ushqyerit
në yndyra, u falte japonezëve jetëgjatësi dhe zemër të shëndoshë.

Në vitin 1957, Ancel Keys, profesor i mjekësisë në Universitetin e Minesotës në SHBA, filloi të studiojë përqindjet e sëmundjeve të zemrës në shtatë vende: SHBA, Finlandë, Holandë, Itali, Greqi dhe Japoni. Nga ky studim ai arriti në rezultatin se vendet perëndimore shfaqnin raste të sëmundjeve të zemrës rreth 5 herë më të larta sesa Japonia, e cila kishte rastet më të pakta nga të gjitha këto vende.

Studime të Universitetit të Helsinkit botuan një studim, në të cilin paraqitet dieta ushqimore ditore e një fshatari japonez.
Kjo dietë përmban: 4-5 filxhanë oriz, 150-230 gr. fruta të freskëta, rreth 250 gr perime, 50-60 gr fasule, rreth 60 gr mish, rreth 120 gr peshk, një filxhan qumësht, 1 vezë në tri ditë, 1 lugë kafeje sheqer dhe, së fundi, 1 lugë kafeje salcë soje. Meshkujt konsumojnë gjithashtu edhe rreth 150 ml birrë.

Kjo mënyrë tradicionale e të ushqyerit të japonezëve është e ulët në kalori, yndyra dhe mish, si dhe e pasur në peshk, fruta dhe oriz. E vetmja pikë e dobët e saj është sasia e madhe e natriumit, e cila vjen kryesisht nga soja.
Pra, nëse dëshironi të evitoni problemet e zemrës, kopjoni mënyrën tradicionale japoneze të të ushqyerit, duke evituar sojën. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus