Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Konsumi i çajit në meshkuj shkakton prostatën
12:00 PM
Konsumi i çajit në meshkuj shkakton prostatën
Meshkujt të cilët pinë çaj në sasi të mëdha kanë më shumë gjasa t’u zhvillohet kanceri i prostatës. Studimi më i ri i publikuar nga BBC tregon se një ekip nga Universiteti i Glasgow analizoi shëndetin e më shumë se 6.000 vullnetarëve meshkuj për një periudhë 37 vjeçare.Ata gjetën se meshkujt që pinin më shumë se shtatë gota çaj në ditë kishin një rrezikprej 50% më të lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës, sesa ata që pinë çaj në sasi të moderuar apo se ata që nuk e konsumojnë fare.Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në mesin e njerëzve në Skoci dhe rastet janë rritur me 7.4% mes viteve 2000 dhe 2010. Studimi nisi në Skoci në vitin 1970 dhe mblodhi të dhënat e 6.016 vullnetarëve të gjithë të moshës 21 dhe 75 vjeç.Vullnetarëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për konsumimin e çajit, kafesë, alkoolit, zakonet e duhanit dhe shëndetin e përgjithshëm. Vetëm 1/4 e pjesëmarrësve në studim u cilësuan si konsumues të mëdhenj të çajit."Ne gjetëm se njerëzit që pinin çaj më shumë, ishin në rrezik më të madh të kancerit të prostatës”, thanë studiuesit duke shtuar se nga ato 6.4% e kishin zhvilluar kancerin e prostatës gjatë 37 viteve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus