Kërkimet për sëmundjen e Alzheimer - 7 February 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Kërkimet për sëmundjen e Alzheimer
9:58 AM
Kërkimet për sëmundjen e Alzheimer
Alzheimer është kryesisht shkaktari i sklerozës. Simptomat e para shfaqen kur sëmundja ka arritur në një fazë që nuk mund të kurohet. Shkenca ka tani arsye për të pasur shpresë për gjetjen e një medikamenti.
Boni është një nga qendrat e kërkimit më të mëdha në Gjermani për sëmundjen e alzheimer. Dy organizata kërkuese që punojnë këtu: Qendra Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative (DZNE) dhe Qendra e Avancuar për Studime Europiane dhe Kërkim (CAESAR). Shkencëtarët nga të dy ekipet janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje kundër alzheimerit.Alzheimer ka shumë ndryshime nga sëmundjet e tjera që prekin sistemin nervor. Sëmundja shkatërron kujtesën e pacientit, veçanërisht pjesë të momenteve të jetuara pak kohë më parë. Gabor Petzold, një kërkues në DZNE, na thotë se çfarë gjërash harrohen: "Ku kam parkuar makinën? Kur bëra pazar për herë të fundit? Kur jam martuar? Në cilin qytet jetoj?”

Mund të drejtoj makinën, por ku është makina?

Pacientët që vuajnë nga alzheimeri në përgjithësi janë të shëndetshëm fizikisht. Kujtesa e tyre për gjërat e rëndësishme si lëvizjet dhe kontrolli trupit, preket vetëm pasi sëmundja ka avancuar shumë. "Ka gjëra që trupi i ka mësuar, të cilat nuk kanë nevojë për ‘urdhëra të veçantë, si për shembull të ngasësh makinën apo biçikletën, " thotë Petzold.
Në qelizat nervore janë dy proteina përgjegjëse për sëmundjen: proteina beta -amyloid dhe proteina tau. alzheimeri shfaqet kur përqëndrimi i këtyre proteinave rritet, ato më pas grumbullohen dhe depozitohen në pllakat e trurit.
Proteinat beta –amyloid mblidhen jashtë qelizave nervore, ndërsa proteinat tau brenda qelizave. Një gjë e tillë shkatërron kordonin nervor dhe sinapset, që janë përgjegjës për përcjelljen e informacioneve mes qelizave.

Terapitë me efekte negative

Për momentin nuk ka asnjë kurë efektive për sëmundjen e alzheimerit, por kërkuesit janë duke ndjekur disa pista shpresëdhënëse. Mundësitë e zgjidhjes kanë një të përbashkët: ato kanë si qëllim reduktimin e përqëndrimit dhe grumbullimit të dy proteinave, ose duke hequr proteina nga truri ose duke i reduktuar ato atje ku ndodhen.
Një mundësi mund të jetë vaksina, thotë neuro-imunologia Annett Halle nga instituti i kërkimit CAESAR. "Ekziston një vaksinë. Ju forconi sistemin imunitar me antigjene që luftojnë proteinën beta-amyloid. Kjo ndihmon në uljen e përqëndrimit të proteinës në tru.”
Idea është e mire, por ka disa probleme. Eksperimentet e kryera mbi një kavie treguan edhe një reduktim të pllakave të trurit. Për ta përshatur një gjë të tillë tek njerëzit nuk do të ishte kaq e thjeshtë sepse ka efekte anësore negative. "Sistemi imunitar reagoi shumë shpejt dhe pati disa infeksione,” tha neurologia.
Alzaimer shkaktohet nga përqëndrimi i dy proteinave: beta-amyloid dhe tau.
Aktivizimi i qelizave imune të quajtura qelizat mikroglia, të cilat janë në gjendje të luftojnë proteinat beta-amyloid dhe i nxjerrin jashtë nga truri, ende nuk ka funksionuar.

Cila proteinë është e rëndësishme?

Neurologia Eva-Maria Mandelkow dhe bashkëshorti i saj Eckhard Mandelkow, beson se terapitë duhet të përqëndrohen tek proteina tau dhe jo beta-amyloid. "Ne besojmë se proteina tau është ajo që dëmton qelizat nervore,” thotë Znj. Mandelkow.
Në një test të zhvilluar mbi kaviet me sëmundjen e alzheimer, dy kërkuesit ishin në gjendie të provonin se skleroza niste pas grumbullimit të proteinave tau. Pasi kishin ndaluar grumbullimin e mëtejshëm të proteinave përmes manipulimit gjenetik, shkencëtarët ishin në gjendje t'i rikthenin kujtesën kavieve me sklerozë.
Në të vërtetë kaviet ishin në gjendie normale vetëm pas katër javësh. Sidoqfotë, për shkak se eksperimenti u krye mbi kaviet dhe ai modifikim gjenetik mund të bëhët tek ato, nuk mund të thuhet se e njëjta gjë mund të ketë efekt tek njerëzit. Por sërish për Eckard Mandelkow, rezultatet janë çelësi i suksesit në luftimin e sëmundjes.

Në kërkim të substancës së duhur

"Nëse është e mundur të ndalohet efekti i proteinave tau, atëherë ne kemi fituar, sepse do të thotë se sinapset mund të rilidhen,” thotë specialisti për proteinat virusale. Në këtë periudhë çifti Mandelkow është përqëndruar në gjetjen e substancës që do të ndalojë grumbullimin e proteinave tau.
Dy kërkuesit kanë testuar më shumë se 200,000 substanca. "Ne kemi zbuluar se disa prej tyre zvogëlojnë sasinë e proteinave tau dhe disa të tjera shpërbëjnë grumbullimet e proteianve,” thotë Eva-Maria Mandelkow.
Edhe pse një gjë e tillë nuk funksionon ende për njerëzit, eksperimentet kanë patur sukses me krimbat. Krimbat nuk mund të lëviznin për shkak të përqëndrimit të madh të proteinave tau, por pas trajtimit të tyre, ata ishin në gjendie të lëviznin sërish.
Pra siç duket do të duhet ende kohë që një kurim i tillë të përdoret edhe për njerëzit. Por sipas Mandelkow, njerëzit që tani mund të ngadalësojnë avancimin e sëmundjes duke bërë sport. Në kërkimet e saj ka zbuluar se kaviet që vraponin më shumë, prekeshin më vonë nga skleroza. Presioni i lartë i gjakut dhe diabeti janë edhe dy shkaktarë të tjerë të sëmundjes. (dw)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus