Kryesore » 2012 » Nëntor » 14 » Kanceri në zorrë të trashë nuk shfaqet përnjëherë
1:08 PM
Kanceri në zorrë të trashë nuk shfaqet përnjëherë
Kanceri në zorrë të trashë është një nga format më të shpeshta të kancerit te endet e zhvilluara, që, sipas mjekëve, mund të thuhet se kemi të bëjmë me një epidemi të llojit të vet të kësaj sëmundjeje. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e mënyrës së jetës që nënkupton qëndrimin ulur për një kohë të gjatë, mënyrën jo të shëndetshme të ushqimit, mungesën e konsumimit të pemëve dhe perimeve, ujit dhe stresi. Se kanceri në zorrë të trashë është sëmundje e botës së zhvilluar, e vërtetojnë edhe faktet se kjo sëmundje shumë rrallë shfaqet në Afrikë dhe në Azi, derisa në vendet e zhvilluara prej saj vuajnë 60 njerëz në 100.000.Kjo sëmundje nuk shfaqet vetvetiu, zhvillohet gjatë e sidomos te personat e moshuar. Më të rrezikuar janë ata që munden ta trashëgojnë Sëmundjen, ata që kanë probleme të vazhdueshme me hemorroidet, por edhe njerëzit me mbipeshë.Në botë çdo vit preken një milion njerëz, e rreth gjysma e tyre vdesin pikërisht nga kanceri në zorrë të trashë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus