Kryesore » 2011 » Dhjetor » 11 » Kanceri mund të eliminohet!
3:58 PM
Kanceri mund të eliminohet!
Angela Zhang ka vetëm 17 vjet, por asaj i ka shkuar përdore që në projektin e ri ka arritur të zhvillojë grimcat nano, të cilat mund të vendosen në organizëm dhe të shkatërrojnë qelizat e kancerit.
Ajo për këtë zbulim ka fituar shpërblimin e parë dhe 100 mijë dollarë në garat e kompanisë "Simens”.Zhang ia ka arritur që të prodhojë grimcën nano, e cila mund të dërgohet direkt në tumor me ndihmën e barit salnomicin. Kur "të zbarkojë” atje, grimcat nano vrasin qelizat amë të kancerit.Megjithatë, ajo ka shkruar edhe një hap më tutje dhe në grimcat nano ka vendosur elemente të arit dhe hekurit, të cilat mundësojnë kontrollin më të mirë të tumorit me ndihmën e skanerit CT dhe fotoakustikës.Ajo ka bërë të ditur se për këtë projekt ka vendosur kur ka parë shkallën e vdekshmërisë te të sëmurët që trajtohen nga kanceri. Qelizat amë të kancerit janë rezistuese ndaj shumë faktorëve të ndryshëm të shërimit, andaj ajo ka vendosur që të fokusohet në zgjidhjen e këtij problemi.Ndonëse ky është një zbulim mahnitës, edhe më befasues është fakti se Angela ka vetëm 17-vjet. Ajo ka kaluar mbi 1.000 orë gjatë vitit 2009 në laborator duke zhvilluar grimca të tilla. Dëshira e saj kryesore është që një ditë të bëhet hulumtuese.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus