Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Kanceri i gjirit, dieta ushqimore perfekte për parandalimin
4:48 PM
Kanceri i gjirit, dieta ushqimore perfekte për parandalimin
Deri tani provat thonë po. Ka faktorë rreziku që nuk mund të kontrollohen, siç është mosha apo trashëgimia gjenetike, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të modifikueshëm, që ju vetë i keni në dorë t’i ndryshoni. Megjithëse masat që mund të merrni nuk garantojnë që do të jetoni një jetë pa tumor, ata janë fillimi i një parandalimi të mirë. Ajo që ju hani është shumë e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Nuk është nevoja të merrni shtesa ushqimore të përpunuara për të parandaluar kancerin. Jini të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni çdo ditë për t’i siguruar vetes një paketë me përbërësit ushqimorë të nevojshëm. 1.Konsumoni manaferra, luleshtrydhe, boronica dhe mjedër. Të gjitha këto fruta pylli, sidomos manaferrat, luftojnë kancerin.

2. Konsumoni erëzat. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë ushqimet pikante. Shafrani i indisë, erëza indiane që i jep ngjyrën e verdhë gjellëve indiane parandalon zhvillimin e kancerit. Në vend të dytë vjen xhenxhefili dhe në vend të tretë kanella.

3.Përdorni brokoli. Përmban isotiocianat, përbërës me veti mbrojtëse kundër kancerit . Në të njëjtën familje futet lulelakra dhe lakra.

4.Hani zarzavatet e gjelbërta dhe pini çajin jeshil. Lakërishta është një bimë që së fundmi është zbuluar shumë efektive në parandalimin e kancerit, pasi rrit sasinë e antioksidantëve në gjak dhe mbron materialin gjenetik të qelizave nga ndryshime që mund të çojnë në kancer.

5.Shijoni asparagun. Asparagu përmban acid folik që ul riskun e zhvillimit të kancerit. Burime të tjera të mira të folateve janë lëngu i portokallit, sallata jeshile, spinaqi, kikirikat dhe brokoli.

6.Konsumoni peshk. Një studim italian ka treguar se të ngrënit e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun e zhvillimit të kancerit me 30% deri në 50%. Përdorni peshk të pasur me Omega-3 siç është salmoni, sardelet dhe toni.
7. Lejohet të kutërboni era hudhër. Në fakt është zbuluar që ata që i përdorin hudhrat kanë një risk më të ulët për të zhvilluar kancer të stomakut dhe të kolonit. Hudhra e gatuar pengon në rritjen e qelizave kanceroze.

8.Përdorni kërpudhat.

9.Hani një mollë në ditë. Studimet kanë treguar se kur në një pjatë laboratori u vendos lëkurë molle e grirë bashkë me qelizat kanceroze të kolonit, u pa se rritja e tyre u pengua me 43% . Prandaj më mirë hani mollë të paqëruara
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus