Kryesore » 2011 » Tetor » 26 » Kafeja e dobishme për trurin
4:32 PM
Kafeja e dobishme për trurin
Konsumimi i rregullt i kafesë pengon shfaqjen e dëmtimeve të cilat i shkakton kolesteroli dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun për paraqitjen e demencës.Hulumtime të mëhershme kanë treguar ndikimin pozitiv të konsumimit të kafesë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjen Alzheimer. Eksperimente të tjera nga shkencëtarët e Universitetit të North Dakotas të realizuar në kafshë eksperimentale, kanë treguar se përdorimi i kofeinës rrit shkallën e moslëshueshmërisë së barrierave vitale filtruese ndërmjet trurit dhe qarkullimit të gjakut, duke mbrojtur kështu sistemin nervor qendror nga substancat e dëmshme kimike të cilat mbesin nga qarkullimi i gjakut.Dihet se niveli i lartë i kolesterolit në gjak e rrit lëshueshmërinë e këtyre barrierave, duke rritur mundësinë për dëmtimin e trurit që për pasojë ka paraqitjen e sëmundjes Alzheimer.Të rejat e fundit kanë treguar se ndikim të dukshëm pozitiv ka edhe konsumimi i një filxhani të vetëm kafeje në ditë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus