Kryesore » 2011 » Korrik » 10 » Ilaçi për lënien e duhanit rrit rrezikun nga infarkti
4:15 PM
Ilaçi për lënien e duhanit rrit rrezikun nga infarkti
Analiza e 14 studimeve ka treguar se ilaçi që ndihmon në largimin e shprehisë së duhanpirjes, vareniclin (Champix) mundet që tek duhanpirësit të rrisë rrezikun nga infarkti dhe sulmi në tru edhe deri në 72 për qind, madje edhe te duhanpirësit të cilët nuk vuajnë nga sëmundja e zemrës.Kështu është treguar se në 52 për qind të të intervistuarve të cilët kishin marrë vareniclin ka ndodhur një zhvillim i komplikimeve të rënda kardiovaskulare, krahasuar me 27 për qind të të anketuarve të cilët kishin marrë placebo.Prandaj, mjekët u bëjnë apel duhanpirësve që përdorin vareniclin që të ndërpresin marrjen e tij dhe të përpiqen për të ndaluar pirjen e duhanit pa përdorimin e ilaçeve.Përndryshe edhe më parë Agjencia Evropiane për Ilaçe(EMEA) dhe Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) kanë paralajmëruar për paraqitjen e mundshme të mendimeve vetëvrasëse dhe tentativave për vetëvrasje dhe depresionit te njerëzit të cilët përdorin vareniclin. Sipas mendimit të disa mjekëve, vareniclin nuk është efektiv për të ndaluar pirjen e duhanit. Në fakt, nga 10 njerëzit të cilët fillojnë të marrin këtë ilaç, 9 prej tyre fillojnë të thithin prapë duhan një vit më pas.Por Pfizer, prodhues i ilaçit vareniclin, nuk pajtohet me interpretimin e shënimeve të marra nga 14 studime.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus