Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » “Ilaç çudibërës” për të gjitha llojet e kacereve?
7:04 PM
“Ilaç çudibërës” për të gjitha llojet e kacereve?
Shkencëtarët britanikë njoftuan mbrëmë se kanë zbuluar mënyrën që një lloj ilaçi për kancerin e gjirit, që mediat e atjeshme e quajnë "ilaç çudibërës”, mund të jetë efikas edhe në luftën kundër llojeve të tjera të kancerit, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Bëhet fjalë për ilaçet e njohura si inhibitor PARP, që ndikojnë në mekanizmin me të cilin qelizat e tumorit shërhohen nga dëmtimi. Sipas pohimeve të shkencëtarëve nga Newkastl, ky zbulim do të mund të prodhojë familje të tëra ilaçesh të reja që zvogëlojnë shumë tumore, madje të gjitha llojet e tumoreve malinje, ndërkaq pasojat anësore të pakëndshme nga ky lloj medikamenti, siç janë lodhja dhe vjellja, do të reduktohen në minimum. Sipas njohurive të deritashme, inhibitori PARP vepron para së gjithash në format e trashëguara të kancerit të gjirit, por edhe në kancerin e vezoreve, të prostatës e të pankreasit, në atë mënyrë që shfrytëzon "thembrën e tyre të Akilit”, mangësinë në gjenin e quajtur BRCA1, që kufizon afëtsinë e qelizave për të shëruar dëmtimin e DNK-së së vet. Qelizat normale kanë dy mundësi që të shërohen nga dëmtimi, kurse qelizat e kancerit me këtë defekt gjenomimi vetëm nj[, ndërsa inhibitori PARP edhe këtë rrugë të mbetur e bllokon, prë ç’arsye qelizat malinje fillojnë të vdesin. Përveç kësaj, ky lloj ilaçi vepron drejtpërdrejtë në tumor dhe e vret pa e dëmtuar indin mbështjellës të qelizës së shëndoshë, prandaj ka përparësi të padiskutueshme në krahasim me metodat e zakonshme të mjekimit të kancerit me rrezatim dhe kimoterapi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus