Kryesore » 2011 » Korrik » 13 » Ide ushqimi me shalqi për bebet
2:59 PM
Ide ushqimi me shalqi për bebet
Ngjyra, shija dhe uji i tepërt që përmban e bëjnë frutin më të preferuar të verës. Por, për shkencëtarët ka më shumë arsye për të mos e ndarë nga tavolina.Vetëm shtypeni dhe bluajeni në pure shalqirin e gjallë dhe shërbejeni të vetëm; është i mirë, freskues dhe i shijshëm. Trazojeni shalqirin e bluar në biskotat e bebes. Mundohuni ta shtypni shalqirin dhe ta përzini bashkë me banane, djathë të bardhë, ose avokado.Priteni në kuba të gjatë si ushqim dore për bebet më të rritur, ose në formë kallamash për t’u ngjyer në kos natyral ose në miell frutash të tjera.Për të qetësuar mishin e dhëmbëve të bebit nëse janë duke i dalë kica, ngrijeni shalqirin në frigorifer, pastaj nxirreni dhe copëtojeni në pure pastaj jepjani me një lugë, ose jepini copa bebes për ta kafshuar. Ose e lyeni me këto copa shalqiri mishin e dhëmbëve të bebes suaj.Bëni lëpirëse me shalqi duke e grirë shalqirin e gjallë, pastaj duke e ngrirë kallëpe për të bërë lëpirëse.Bëni supë të ftohtë me shalqi duke e grirë shalqirin me pjeshkë të qëruara dhe të pjekura, kos, ose të dyja bashkë. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus