Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » HIV-i shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës
3:10 PM
HIV-i shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Infeksioni me virusin HIV, i cili shkakton sindromën e imunodeficiencës njerëzore (AIDS), mund ta shtojë rrezikun për pamjaftueshmërinë e zemrës edhe te personat që nuk kanë prirje gjenetike për të pasur probleme me zemër.
Nëpërmjet një studimi, shkencëtarët amerikanë në Fakultetin e Mjekësisë në Pittsburg (Pennsylvania) kanë vërejtur lidhshmëri ndërmjet HIV-it dhe pamjaftueshmërisë së zemrës, pavarësisht historisë së sëmundjes.
Në studim janë përfshirë rreth 8 500 persona të rritur, me moshë mesatare prej 48 vjetësh, të cilët ishin të infektuar me HIV.

Pas studimit shtatëvjeçar, është vërejtur se 286 nga participantët kishin fituar insuficiencë të zemrës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus