Formula e shëndetit dhe bukurisë, vaji i ullirit - 21 March 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Formula e shëndetit dhe bukurisë, vaji i ullirit
2:42 PM
Formula e shëndetit dhe bukurisë, vaji i ullirit
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.Ulliri është një bimë mjekësore e mrekullueshme. Çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese.Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishëm kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
 Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegieve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus