Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Farmacistėt nuk dinė akoma cilat ilaēe do rimbursohen
3:03 PM
Farmacistėt nuk dinė akoma cilat ilaēe do rimbursohen
Lista e barnave tė rimbursueshme nuk ėshtė miratuar ende ndonėse duhej miratuar qė nė fillim tė vitit dhe kjo ka revoltuar pharmacist tė cilėt kėrkojnė miratimin sa mė parė tė kėsaj liste. Farmacitė, aktualisht po tregtojnė barnat me listėn e vjetėr nė njė kohė kur ēmimet e tyre kanė ndryshuar me vendosjen e TVSH mbi barnat qė nisi tė aplikohet nga data 1 shkurt e kėtij viti.
Presidenti i Urdhrit tė Farmacistėve, Arjan Jaupllari theksoi se vonesa e listės sė barnave tė rimbursueshme ka dėmtuar farmacitė qė po humbin ēdo muaj rreth 50 mijė lekė tė reja. Ndėrkohė farmacistėt kanė renditur tre kėrkesa kryesore ndaj qeverisė. Konkretisht, ata kėrkojnė qė tė miratohet sa mė tė shpejt lista e re me ndryshimin e ēmimeve, tė mos ndryshohen marzhet e tregtimit tė barit pasi sot norma e fitimit tė farmacisė ėshtė rreth 5%, si edhe tė ulet TVSH nga 10% deri nė 1%, ose tė hiqet fare. 

****


Sipas kreut tė urdhėrit tė farmacistėve, Jaupllarit, lista e re e barnave tė rimbursueshme pėr vitin 2011 duhet tė kishte dalė qė nė fillim tė vitit, sic ka ndodhur edhe vitet e shkuara. "Nisur nga kjo situatė ēdo farmaci me kontratė humb mesatarisht 50.000 tė reja lekė nė muaj. Pėr kėtė gjė ne kėrkojmė miratimin sa mė tė shpejtė tė listės sė re me ndryshimin e ēmimeve",- tha Jaupllari. Gjithashtu njė nė njė kėrkesė qė i kanė drejtuar Ministrisė sė Shėndetėsisė, farmacitė kanė kėrkuar uljen e TVSH nga 10 nė 1 pėr qind, si dhe kanė kėrkuar njėkohėsisht tė mos ndryshohen marzhet e tregtimit tė barnave tė paktėn pėr njė periudhė 6 mujore.


Kėrkesat e farmacistėve


1. Tė miratohet sa mė tė shpejtė tė listės sė re me ndryshimin e ēmimeve

2. Tė mos ndryshohen marzhet e tregtimit tė barit pasi sot norma e fitimit tė farmacisė ėshtė rreth 5%

3. Tė uljen e TVSH nga 10% deri nė 1%, ose tė hiqet fare



Abuzuan me barnat, ndėshkohen 52 farmaci dhe 33 mjekė

Shkelje tė kufizimeve tė listės sė barnave tė rimbursueshme, shkelje tė protokolleve tė pėrdorimit tė barnave, parregullsi e theksuar e kartelave klinike me mungesa tė ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike. Kėto janė disa nga shkelje qė kanė bėrė farmacistėt dhe mjekėt e disa poliklinikave, ndaj tė cilėve Drejtoria e Kontrollit Parėsor dhe Farmaceutik nė Institutin e Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor ka marrė masa tė rėnda.


"Nė Berat, Durrės dhe Lezhė kanė kontratė 146 subjekte farmaceutike nga tė cilat janė penalizuar 52 subjekte farmaceutike. Ndaj 52 subjekteve janė vendosur masa administrative me gjobė. Pėr 15 subjekte gjoba kap vlerėn 80 000 lekė, pėr 25 subjekte tė tjera gjoba arrin nė vlerėn 310 000 lekė, ndėrsa pėr 27 subjected e mbetura gjova shkon nė vlerėn 1 721 579 lekė", bėri tė ditur Pjerin Kodraēaj, drejtor i drejtorisė sė kontrollit Farmaceutik dhe Parėsorit nė ISKSH.


Shkeljet pėr farmacitė janė vėrejtur pėr diferenca nė minus tė pajustifikuara me receta pa rimbursim, pėr parregullsi nė dokumentacion sipas detyrimeve kontraktuale dhe pėr mos prezencė tė drejtuesit teknik me kontratė me DRSKSH-tė.


Nga ana tjetėr, sipas z. Kodraēaj, edhe mjekėt tė cilėt janė gjobitur nuk argumentojnė siē duhet rastet e reja dhe ato me ndryshim terapie, por bazohen thjesht nė rekomandimin e mjekut specialist dhe jo ne bazė tė argumentimit tė tyre profesional dhe ekzaminimeve tė domosdoshme laboratorike sipas protokolleve tė pėrdorimit tė barnave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus